Aksioni “rrethi” – Arrestohen dy persona, njëri gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dega në Prishtinë, ka njoftuar se sot ka realizuar një plan taktik lidhur me rastin e koduar ,,Rrethi’’ rreth orës 14:30 në rrugën e ,,Pejës’’ në Fushë Kosovë ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.

Sipas njoftimit një nga të dyshuarit e ka gëlltitur qesen me kokainë për ta fshehur.

“Personat e dyshuar E.XH., (viti i lindjes 1982) dhe A.I., (viti i lindjes 1979) janë ndaluar, por gjatë ndalimit është vërejtur se i dyshuari i dytë me qëllim të fshehjes së dëshmive ka gëlltitur një qese të vogël me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i dyshuari i parë”, njofton policia.

“Me qëllim të sigurimit të provave të nevojshme, në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë, është kryer kontrolli i banesës së të dyshuarit E.XH., ku me këtë rast në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar :

Substancë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në 17 qese (16 te vogla të gatshme për shitje dhe 1 me sasi më të madhe) me peshë të përgjithshme prej 99.4  gramë,
Një pako në të cilën kishte një lloj përzierësi që përdoret për shtimin e sasisë së kokainës me peshë prej 63 gramë ,
Një peshore digjitale që përdoret për matje precize në sasi të vogla dhe disa qese të zbrazura,
Para të gatshme  në vlerë 1750 Euro,
3 Armë automatike AK-47
6 karikatorë
Municion të llojeve të ndryshme në sasi prej 510 copë.
2 bajoneta dhe 8 pjesë të ndryshme për armë.
Një palë dylbi dhe 2 këllëfë armësh .
Një telefon celular”, njofton tutje policia
Vlera e përafërt e narkotikëve të konfiskuar sipas çmimit të tregut llogaritet rreth 6000 euro, sipas policisë.

Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari E.XH. dërgohet në mbajtje për rastet nga neni 267 dhe 366 i KPRK-së , kurse i dyshuari A.I dërgohet në mbajtje për disa urdhër arreste të mëhershme të cilat i kishte aktive.

“Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë personave qe janë të përfshirë në vepra penale, në veçanti edhe ndaj atyre të cilët meren me trafikim të substancave narkotike”, përfundon njoftimi.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *