Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bilinicë të Gjilanit, ku në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një person.
Një burrë rreth 53-vjeçar, ka ndërruar jetë nën rrethana të dyshimta.
Viktima është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit, dhe aty është konstatuar vdekja e tij nga mjekët.
Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë, derisa njësitë policore e kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes.