Gazetari: U paguan 3 milionë euro për të vrarë Ervis Martinajn

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për të shumëkërkuarin e drejtësisë, i zhdukur që prej gushtit të 2022, Ervis Martinaj.

Dervishi tha se janë paguar 3 milionë euro për eleminimin e tij, ndonëse pikëpyetja e madhe është se kush i ka paguar dhe cili është fati i Martinajt.

 

“Në Shqipëri kanë qenë më të ulëta se 10 mijë euro për njerëz të kategorisë së fundit. Për Vis Martinaj janë paguar deri në 3 milionë euro. Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit.

Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë çështje realisht përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve. Policia ka qenë prapa me këtë ngjarje”, tha Dervishi.

Më tej ai mori rastin e një prej personave më të rrezikshëm Julian Sinanaj.

Dervishi u shpreh se Sinanaj u arretsua se u kap me një arsenal të vogël armësh që i bënte vetë dhe më pas vrasjet i kryente si një njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë.

Dervishi tha në “Report Tv” se edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij.

“P.sh Julian Sinanaj pasi u arrestua, iu kap një arsenal i vogël armësh, që ai i bënte vetë. Por rast i tij ishte shumë i veçantë. Vrasjet i kryente si njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë. Në momentin kur u shfaq në Shqipëri dhe u mor vesh se ka ardhur një vrasës i tillë në Shqipëri, kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta. Edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij. Pastaj nuk është realizuar”, u shpreh Dervishi.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *