A mund të ketë një koalicion qeverisës LDK-VV? Kështu përgjigjet Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi në një intervistë të gjatë për Periskopin ka folur për zgjedhjet e parkohshme, takimin e shumë folur ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kryetarin e PDK’së Memli Krasniqi, dështimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, vijat e kuqe për partitë politike dhe se si java e ardhshme mund të jetë vendimtare për shpërndarjen e Kuvendit.

Gashi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të garoj e vetme në zgjedhjet nacionale kurdo që mbahen ato, por ka thënë se si subjekt politik nuk kanë asnjë vijë të kuqe qoftë për partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurti, por edhe për dy partitë opozitare Partinë Demorkatike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai ka komentuar edhe takimin Kurti- Krasniqi.

“Nuk mendoj se ka ndonjë prekje (hatërmbetje) ose asnjë llojë tentimi që të sulmohet PDK`ja, është e drejt e tyre, është parti që nuk kanë asnjë llojë detyrimi ndaj neve, nuk kemi asnjë llojë detyrimi ndaj tyre, nuk kemi asnjë koalicion me ta, asnjë marrëveshje dhe është e drejt e tyre të veprojnë, bazë projekteve politik të tyre, dhe përafrimet politike të VV-së dhe PDK`së, për mua janë të natyrshme, normale dhe nuk ka asnjë arsye që të sulmohet PDK dhe askush tjetër për këtë llojë marrëveshje ose këtë llojë të bashkëpunimit. Unë vazhimisht e kam thënë jemi parti opozitare, por nuk jemi koalicion opozitare, nuk kemi asnjë llojë formalizimi të bashkëpunimit opozitare apo për ndonjë bashkëpunimi të ardhmen e afërt parazgjedhor. Si shef i GP`së të LDK`së, kam përjashtuar mundësinë e çfardollojë koalicioni parazgjedhor me partitë parlamenatre aktuale. Pas zgjedhjeve nuk ka asnjë llojë vije të kuqe për asnjë parti, për ne është me rëndësi që të marrim rezultatin maksimal për LDK, dhe mbi bazën e kësaj pastaj do të hartojmë programin qeverisës më këdo që e konsiderojmë si të arsyeshëm, të mundshme për të qeverisur, një qeverie stabile, zhvillimore , të perspektivës, një qeveri që i hap horizonte Kosovës do të jetë e mirëseradhur” ka vlerësuar Gashi në intervistën për Periskopi. (Këtë deklaratë të Arben Gashit mund ta dëgjoni nga minuta e 2:04 sekonda)

Related Posts

Protesta bllokoi rrugët e Tiranës, nëna lind foshnjen në makinë

E bllokuar në trafikun e Tiranës për shkak të protestës së opozitës, një e re ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, në makinë. Radha…

Buzhala paralajmëron padi për “gurthyesin”: Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa ka folur për ndërtimin e nënstacionit…

Einxhel Shkira: Nuk kemi në Shqipëri si Diddy, nuk besoj se dikush e ka atë lloj guximi

Einxhel Shkira po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan postime të ndryshme. E së fundmi, ajo u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin…

Kush janë personat me maska në protestën e opozitës në Tiranë?

Teksa protestuesit e opozitës marshuan nga Kryeministria në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, pati edhe nga ata që ishin të maskuar. Siç shihet në videon më…

Protesta në Tiranë, djali i Sali Berishës shfaqet i rrethuar me badiguard

Në protestën e kësaj të hëne në Tiranë është shfaqur edhe Shkëlzen Berisha. Djali i Sali Berishës, është shfaqur i rrethuar me një tufë badigardësh. Edhe pse…

Engjellusha Salihu në zi, humb personin e dashur të familjes

Sot është ditë e kobshme për familjen Salihu. Përmes një postimi në Instagram, Engjellusha njoftoi se halla e tyre ka ndërruar jetë. Ajo ndau një foto krah…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *