Nuk ndalet Robert Berisha, sulmon publikisht Xhensila Myrtezajn: Duhet ditë e natë t’i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka!

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike, veçanërisht lidhur me menaxherin e këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Pas publikimit të një posteri të një koncerti të planifikuar të Robertit në faqen zyrtare të Xhensilës në Instagram, u ngritën dyshime se dalja e tij nga reality shoë “Ferma VIP” mund të ishte paraprakisht e koordinuar.

I ftuar në një program televiziv, Roberti ndau disa mendime rreth Xhensila Myrtezajt dhe ndikimit që bashkëshorti i saj, aktori dhe komediani i njohur Bes Kallaku, ka pasur në karrierën e saj muzikore.

“Xhensila ka qenë e re kur është njoftuar me Besin, famën e ka krejt prej Bes Kallakut”, tha Roberti. Ai shtoi se pavarësisht nga statusi i marrëdhënies së tyre aktualisht, që ka qenë subjekt i thashethemeve për ndarje të mundshme, Xhensila duhet “paradite e mbasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut. Sepse Xhensila ka qenë një çikë e re që s’e ka njohur askush”.

Robert Berisha argumenton se Xhensila Myrtezaj, e cila u bë e njohur për publikun e gjerë në fazat e para të karrierës së saj muzikore, ka nevojë të njohë kontributin e madh që Besi ka dhënë për t’u bërë një emër i njohur në skenën e muzikës në Shqipëri.

Bes Kallaku përndryshe pati treguar historinë e njohjes së tyre, duke thënë se Xhensilën e kishte parë për herë të parë kur ajo ishte 16 vjeçe dhe pak kohë më pas kishin filluar lidhjen.

Related Posts

Kush janë personat me maska në protestën e opozitës në Tiranë?

Teksa protestuesit e opozitës marshuan nga Kryeministria në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, pati edhe nga ata që ishin të maskuar. Siç shihet në videon më…

Protesta në Tiranë, djali i Sali Berishës shfaqet i rrethuar me badiguard

Në protestën e kësaj të hëne në Tiranë është shfaqur edhe Shkëlzen Berisha. Djali i Sali Berishës, është shfaqur i rrethuar me një tufë badigardësh. Edhe pse…

Engjellusha Salihu në zi, humb personin e dashur të familjes

Sot është ditë e kobshme për familjen Salihu. Përmes një postimi në Instagram, Engjellusha njoftoi se halla e tyre ka ndërruar jetë. Ajo ndau një foto krah…

Tahiri: Mashtrim elektoral, 20 euro nuk luajnë asnjë rol për pensionistët

Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, Kurti dhe Ministri i Financave Hekuran Murati informuan për rritjen e pensioneve për 20 %. Mirëpo kundër këtij…

VIDEO/ Protestuesit i vënë flakën kazanit të plehrave

Protestuesit e opozitës u larguan nga kryeministria të udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. Teksa po kalonin nga Tajvani disa protestues i vunë flakën një kazani…

Tiranë/ Protestuesit përplasen me policinë, hedhin molotov drejt Kryeministrisë

Opozita në Tiranë ka nisur protestën e saj kombëtare të thirrur pas arrestimit dhe burgosjes së ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji. Protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë ku kanë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *