EKSKLUZIVE/ Polici u vra se po kryente detyrën! Ndali Mërnicën teksa ecte me shpejtësi! Autori e pranon: E qëllova në kokë nga pas! S’jam bërë pishman

IRANE- Efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia u vra sepse po kryente detyrën që të ngarkon uniforma edhe pse ende nuk e kishte marrë shërbimin. Kjo zbulohet nga deshmia e plotë që Azgan Mërnica ka dhënë për grupin hetimor që gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema ka arritur ta sigurojë.

Atë mesditë si çdo ditë efektivi Cenalia kishte dalë nga shtëpia në fshatin Baltëz, ishte veshur me uniformë dhe po shkonte me makinë për të marrë detyrën kur në rrugicë ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka bërë me dorë të ndalonte.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo. Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas”

Më pas 23 vjeçari ka treguar se ka shkuar tek banesa e dajës ku ka lënë makinën dhe është larguar për tu fshehur në pyll.

“Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë.

Mbrëmjen e 15 majit kur ishte kthyer tek banesa e dajës, familjarët kanë nisur negociatat duke i kërkuar të dorëzohej pasi kishin frikë se mos do të ekzekutonte RENEA

Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori”

Para policisë 23 vjeçari nuk ka shfaqur asnjë pendesë për ekzekutimin me plumb në kokë të efektivit 28 vjeçar.

Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë” mësohet të ketë thënë Mërnica.

Familjarët u kujdesën mbrëmjen e 15 majit të dokumentojnë vetëdorëzimi i tij nga fshati Dermenas ndërsa në video zërat duan ti japin mbështetje.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave’?

Mesditën e 13 majit 2024 Azgan Mërnica po lëvizte me makinën e tij tip “Audi” ngjyrë blu bashkë me nënën, kur u shkëmbye me makinë me policin 28-vjeçar të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, në fshatin Baltëz të Fierit. Mjaftoi një debat që zgjati pak sekonda që të nxjerr armën dhe ta qëllojë me një plumb në kokë  duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë u nis me makinë, të cilën e la bashkë me nënën në shtëpinë e dajës dhe mori arratinë.

RENEA 48 orë në kembë
Për 48 orë Azgan Mërnica u kërkua me qindra forca policie prej momentin që u bë vrasës. RENEA nuk la vend lëvizur në Sulaj dhe fshatërat përreth, por nuk e gjeti. Forca elitë, në orët e fundit kishte marrë urdhër të prerë për kapjen me çdo kusht të atij që vrau një polic, gjallë apo vdekur. Ky ultimatum dhe presion ndaj familjarëve mendohet se detyrua atë t’i dorëzohet policisë në orët e vona të 15 majit. Burime nga blutë thonë se në orët e fundit para vetëdorëzimit, rol kyç mendohet se ka dhënë dhe babai i tij.

Related Posts

Butrint Imeri ndan vargje të veçanta për dashurinë

Këngëtari Butrint Imeri me postime te ndryshme ngjallë reagime tek ndjekësit e tij. Por së fundi në një foto Butrinti ka thur vargjet e shkrimtarit Ismail Kadare….

Martohet këngëtarja Shkenda Dubova

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, ditën e sotme (e enjte) i ka dhënë fund beqarisë. Bukuroshja shqiptare ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e…

“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”

Profesori universitar Blerim Latifi, ka pyetur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, se a ka shqetësim për faktin se kryeministri Albin Kurti, nuk po mund të hyj…

Xhaxhai i Afrim Bunjakut: Më thoshte se çdo herë përshëndetej me fëmijët kur nisej për Veri

Xhaxhai i heroit Afrim Bunjaku, Gani Bunjaku, së fundmi ka treguar detaje nga bisedat që ka pasur me nipin e tij, tashmë të ndjerë. Sipas tij, Afrim…

Shteti Bektashi- Agim Bahtiri del me një teori konspirative

Ish-Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka dalë me një teori në lidhje me idenë e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, për entitetin sovran Bektashi. Sipas tij…

“Unë jam baba për analiza, dibiduze“, degradon profa i VV’së, Nezir Kraki

Ligjëruesi i politikave të BE’së në Paris dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje , Nezir Kraki, ka degraduar në një debat. Ai përderisa po fliste për raportet e Kosovës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *