Gjuajtja me armë në Fushë Kosovë: Ky është personi që ishte cak i të dyshuarit

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident që ka ndodhur sonte në rrugën “Naser Sekiraqa” në Fushë Kosovë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga një veturë në lëvizje dikush ka gjuajtur në drejtim të një veture tjetër dhe akoma s’dihet motivi.

I dyshuari ka qëlluar një veturë në të cilën ndodheshin dy viktimat, babë e bir që shpëtuan pa lëndime nga ky incident.

Në bazë të informacioneve të para që ka Sinjali, cak i të dyshuarit ishte H.Thaçi, i cili bashkë me djalin e tij kërkuan ndihmën e Policisë dhe raportuan detajet e rastit që iu ndodhi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari është arratisur me një veturë me targa “01” dhe tashmë është identifikuar nga Policia.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe janë kryer ekzaminimet e tjera nga ana e Policisë.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, që pritet të zbulojnë motivin dhe rrethanat e tjera.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Related Posts

E dhimbshme: Ndërron jetë mjeku nga Istogu, ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeku nga Istogu, Halit Imeri, i cili prej shumë vitesh punonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte po ashtu…

Xhuli e merr qenin edhe në dasmë

Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura natën e mbrëmshme ka marrë pjesë në një dasmë. Si çdoherë paraqitja e saj nuk donte koment. Vëmendje mori edhe prezenca e…

Lekaj: Për 4 vite Kurti e ka thelluar korrupsionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini ka thënë se programi zgjedhor i AAK-së në fushatë është ndërtuar mbi…

Haradinaj kritikon Ministrinë e Mbrojtjes: Ka pasur hajni në gullash dhe pasul të ushtarëve

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur edhe rreth skandalit me tenderin për ushqim në ushtrinë e Kosovës. Haradinaj në Klan Kosova tha…

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë, Rrahim…

Plas sherri në një familje: 44-vjeçarja e rrah kunatin pasi u kapën për çezmën në oborr

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *