‘Hekri’ kapet në Shqipëri pasi u arratis nga Kosova, po mbahet në qendrën e ndalimit në Kukës

I arratisuri që dyshohet për shtytje vetëvrasje dhe për fajde lidhur me rastin tragjik të 37-vjeçarit, Ekrem Gashi, i njohur si ‘Hekri’ është arrestuar. Ndaj dy të dyshuarve që u arrestuan mbrëmë, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tyre, ndërsa edhe i arrestuari i tretë pritet të procedohet.

Siç merr vesh Sinjali, Hekri nuk e shijoi lirinë gjatë, pasi ra në prangat e Policisë së Shtetit në Shqipëri dhe tashmë po mbahet në qendrën e ndalimit në Kukës.

Tre të dyshuarit po hetohen për dy vepra penale ‘Shtytja në vetëvrasje’ dhe ‘Fajdeja’”.

Aksioni për kapjen e tyre ka nisur qysh mbrëmë pasi policia siguroi prova, duke përfshirë letrën që la i vetëvrari, Bashkim Salihu dhe video incizimet nga biznesi i tij, detaje këto ekskluzive që i publikoi sot Sinjali.

 

Në vazhdën e veprimeve që janë marrë, zyrtarët policorë në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake kanë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë sekuestruar disa dokumente.

Ndryshe, Sinjali qysh dje ka raportuar se 37-vjeçari nga Lipjani dyshohet se u vetëvra nga presioni i fajdexhinjve, informacione këto që pritet të konfirmohen gjatë procesit hetimor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

Brenda shtëpisë luksoze të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka zbuluar për programin “Goca dhe Gra” shtëpinë e saj të re, ku është zhvendosur bashkë me Luiz Ejllin. Gjatë prezantimit…

Ia morën fanellën me numrin 10 për t’ia dhuruar Zhegrovës, babai i Arbër Zenelit akuzon FFK për padrejtësi

Babai i Arbër Zenelit, Avniu ka treguar se djalit të tij i është bërë një padrejtësi nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të cilët ia kanë…

Aksidenti tragjik në Badovc, Kurti apelon për kujdes në komunikacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Badoc. Ai e përshkroi ngjarjen si një humbje të madhe dhe…

Vritet brutalisht një 65 vjeçar në Sarandë, goditet me shishe qelqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës. Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka…

“Kemi folur me trajnerin, kemi rregulluar gjithçka” Zhegrova i gatshëm për Kosovën

Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova. Ai në një intervistë ekskluzive për…

Momenti kur një majmun e tërheq për flokësh Arta Elezajn do ju shkrije së qeshuri

Modelet e njohura Arta Nitaj Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj duket se kanë krijuar shoqëri të ngushtë me njëra-tjetrën. Ato se fundi po kalojnë kohë së bashku…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *