Haki Abazi “i hap të pamet nesër në Kuvend, shpall vdekjen e Qeverisë Kurti”

Deputeti Haki Abazi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka ftuar të gjithë ata të cilët ndjehen të tradhtuar nga Qeveria të shkojnë nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Abazi “ka hapur të pamet për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës”.

“Të nderuara media dhe qytetarë, policë, mjekë, arsimtarë, prindër dhe të gjithë njerëzit e Kosovës që kanë pritur transformimin e madh të ndryshimeve politike dhe janë tradhëtuar dhe mashtruar nga loja e ndytë e Kurtit dhe poltronëve të tij. Nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës hapim të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si shtëpi e qytetarëve dhe shtëpi e juaj dhe e demokracisë, ju ftoj që kurdo që keni kohë të vizitoni Kuvendin e Kosovës nga ana e hyrjes së Deputetevë përballë zyrës së Bashkimit Evropian. Aty në ora 10:00 do të bëhet shpallja publike e vdekjes së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës! Kushdo që ndjehet i/e tradhëtuar nga kjo qeveri dhe nga përbërja e këtij Kuvendi, hajdeni nesër në ora 10:00 të mengjesit”

Tutje Abazi thotë se nuk duhet lejuar që një neri të shantazhojë demokracinë dhe partneritetin strategjik me botën demokratike.

“Nuk duhet lejuar që një njeri të shantazhojë demokracinë dhe partneritetin strategjik me botën demokratike.
Policët pa sigurime , sindikatat e përjashtuara nga proceset, aktivist të LVV të tradhëtuar, gazetarë të fyer e te anatemuar, nëna e baballarë të vetmuar, veteranë të sharë e të ofenduar, deputetë të nënshtruar, rini e manipuluar, biznese të goditura, të gjithë duhet të tregoni që nuk nënshtroheni para një njeriu se “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, shkroi Abazi.

Related Posts

E dhimbshme: Ndërron jetë mjeku nga Istogu, ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeku nga Istogu, Halit Imeri, i cili prej shumë vitesh punonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte po ashtu…

Xhuli e merr qenin edhe në dasmë

Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura natën e mbrëmshme ka marrë pjesë në një dasmë. Si çdoherë paraqitja e saj nuk donte koment. Vëmendje mori edhe prezenca e…

Lekaj: Për 4 vite Kurti e ka thelluar korrupsionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini ka thënë se programi zgjedhor i AAK-së në fushatë është ndërtuar mbi…

Haradinaj kritikon Ministrinë e Mbrojtjes: Ka pasur hajni në gullash dhe pasul të ushtarëve

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur edhe rreth skandalit me tenderin për ushqim në ushtrinë e Kosovës. Haradinaj në Klan Kosova tha…

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë, Rrahim…

Plas sherri në një familje: 44-vjeçarja e rrah kunatin pasi u kapën për çezmën në oborr

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *