Studimi i fundit thotë se vaksina kundër Covidit ndihmon muskulin e zemrës

Studimi bazohet në të dhënat e më shumë se 650.000 pacientëve që vuajnë nga Insuficienca e zemrës

Personat që vuajnë nga insuficienca e zemrës, pra rreziku i dështimit të muskulit të zemrës, nëse janë vaksinuar kundër Covid-19, kanë një shans madje 82 për qind më të madh për të jetuar më gjatë se ata pacientë që nuk u mbrojtën nga pandemia me një vaksinë, thuhet në kërkimin më të fundit të Spitalit Kombëtar Ilsa në Korenë e Jugut.

Një nga autorët e hulumtimit, i cili u prezantua në kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Lisbonë, dr. Kien Hien Chun, thotë se vaksina parandalon infeksionet dhe vdekjet nga shkaqe të tjera te pacientët e shtruar në spital për shkak të këtij problemi të zemrës.

Studimi bazohet në të dhënat e më shumë se 650.000 pacientëve që vuajnë nga Insuficienca e zemrës – një sëmundje e muskulit të zemrës që nuk pompon gjak siç duhet, duke çuar në vështirësi në frymëmarrje, djersitje të shtuar dhe akumulim të lëngjeve në mushkëri dhe këmbë.

Informacioni për pacientët është marrë nga Sigurimi Kombëtar Korean i Shëndetit, ndërsa mosha mesatare e të anketuarve është 69 vjeç, gjysma e të cilëve janë gra, transmeton Telegrafi.

Pacientët janë vëzhguar për një periudhë gjashtëmujore, thotë doktori Kien Hien Chun, ndonëse gjatë analizës u konstatua jo vetëm të vaksinuarit kanë një shkallë të konsiderueshme më të ulët të vdekshmërisë, por edhe se ata kanë një rrezik 47 për qind më të ulët të ri- shtrimin në spital për shkak të asaj sëmundjeje të zemrës dhe se rreziku i tyre është 13 për qind më i ulët i infeksionit me Covid në krahasim me pacientët e pavaksinuar.

Ky është studimi i parë i madh që tregon qartë përfitimet e gjera të vaksinës kundër Covid në pacientët me dështim të zemrës.

Megjithatë, shton se shkencëtari, nevojiten teste të mëtejshme për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase vaksina mund të kontribuojë në një gjendje më të mirë shëndetësore në të gjitha ose vetëm disa lloje të sëmundjeve kardiovaskulare.

Dështimi i zemrës është një sëmundje kërcënuese për jetën e karakterizuar nga lëvizshmëria e dëmtuar dhe vdekshmëria relativisht e lartë.

Në mbarë botën, më shumë se 64 milionë njerëz vuajnë nga kjo sindromë e zemrës dhe kostoja globale e trajtimit të kësaj sëmundjeje kalon 108 miliardë dollarë në vit.

Related Posts

Imami që u martua me 6-vjeçaren në Turqi, dënohet me kaq vite burg

Është marrë një vendim në lidhje me martesën dhe abuzimin seksual të HKG, vajzës 6-vjeçare të Yusuf Ziya Gümüşel, themeluesit të Fondacionit Hiranur të lidhur me komunitetin…

U rikthye në “Top Channel”, Sara Hoxha e pret kështu Marina Vjollcën!

Prej kohësh në rrjet po flitej për rikthimin e Marina Vjollcës në TCH, ndonëse nuk kishte asnjë konfirmim – e më në fund tashmë është edhe zyrtar…

Gold AG me lot në sy: Nuk është djalë ai që e çon nënën dhe babanë në shtëpi të pleqve

Gold AG së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé” në T7,ai gjatë kësaj interviste kritikoi ashpër fenomenin e dërgimit të prindërve në shtëpitë e të…

Publikohen pamjet, Buqe Rama ‘mbulohet’ me para në një dasmë

Dasma është pjesa më e rëndësishme për një këngëtar/e të cilët I marrin me përgjegjësi të mëdha këto organizime. Edhe këngëtarja Buqe Rama është një ndër emrat…

Romeo në gjendje të ‘rënduar’ pas ndarjes nga Heidi?? ‘Më duhet kohë…’

Romeo Veshaj nuk duket të jetë as i qetë, as i lumtur…?! (Mos) Postimet e tij të fundit në rrjetet sociale e tregojnë këtë. Ndërsa prej javësh…

Kiara publikon foto në momente intime me Luizin!

Luizi dhe Kiara, dy prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar, kanë kapur sërish vëmendjen e ndjekësve me një foto të fundit që ata publikuan. Në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *