Reagon Haradinaj: Kurti po kërkon shpëtim, shpërndarjen e Kuvendit e mbështesim pas dorëheqjes apo shkarkimit të tij

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, konsideron se duke parë insistimin e Kurtit për takim me liderët e opozitës, kjo mund të përkthehet mos ata “po bëhen shpëtimtarët e tij”.

Në parim, Haradinaj thotë se AAK “do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit”.

Prandaj, Haradinaj deklaron se “dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!”.

Reagimi i tij i plotë:

Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S’ka asnjë medyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij.

Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!

Related Posts

Imami që u martua me 6-vjeçaren në Turqi, dënohet me kaq vite burg

Është marrë një vendim në lidhje me martesën dhe abuzimin seksual të HKG, vajzës 6-vjeçare të Yusuf Ziya Gümüşel, themeluesit të Fondacionit Hiranur të lidhur me komunitetin…

U rikthye në “Top Channel”, Sara Hoxha e pret kështu Marina Vjollcën!

Prej kohësh në rrjet po flitej për rikthimin e Marina Vjollcës në TCH, ndonëse nuk kishte asnjë konfirmim – e më në fund tashmë është edhe zyrtar…

Gold AG me lot në sy: Nuk është djalë ai që e çon nënën dhe babanë në shtëpi të pleqve

Gold AG së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé” në T7,ai gjatë kësaj interviste kritikoi ashpër fenomenin e dërgimit të prindërve në shtëpitë e të…

Publikohen pamjet, Buqe Rama ‘mbulohet’ me para në një dasmë

Dasma është pjesa më e rëndësishme për një këngëtar/e të cilët I marrin me përgjegjësi të mëdha këto organizime. Edhe këngëtarja Buqe Rama është një ndër emrat…

Romeo në gjendje të ‘rënduar’ pas ndarjes nga Heidi?? ‘Më duhet kohë…’

Romeo Veshaj nuk duket të jetë as i qetë, as i lumtur…?! (Mos) Postimet e tij të fundit në rrjetet sociale e tregojnë këtë. Ndërsa prej javësh…

Kiara publikon foto në momente intime me Luizin!

Luizi dhe Kiara, dy prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar, kanë kapur sërish vëmendjen e ndjekësve me një foto të fundit që ata publikuan. Në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *