Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre liderët opozitar që e ka pranuar ftesën e shefit të ekzekutivit. Sipas Kurtit, në këtë takim pritet të diskutohet rreth agjendës legjislative, ndërsa sipas Krasniqit për caktimin e datës së zgjedhjeve. Njohësit e rrethanave politike kërkojnë unitet për çështjet që prekin interesin e shtetit.

Përballë njëri-tjetrit, në të njëjtën tavolinë, si rrallëherë të hënën do të ulen kryeministri Albin Kurti dhe Memli Krasniqi, kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.

Shefi i ekzekutivit, përmes këtij takimi të ftuar nga vetë ai, do të synojë të shtyjë para agjendën e legjislativit, derisa i pari i PDK-së caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Takimi po konsiderohet si i rëndësishëm, edhe pse sipas njohësve të fushës, s’priten rezultate nga ai.

Sipas tyre, kryeministri Kurti është dashur të thërrasë opozitën në takim për të diskutuar rreth çështjeve të tjera shumë më të rëndësishme, si ajo e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Artan Muhaxhiri, njohës i politikës e konsideron të nevojshme një takim të përbashkët të spektrit politik, ku do të skutohet për çështje më të rëndësishme se sa agjenda legjislative.

Ndërsa analisti Fidan Ukaj, thotë se gjatë këtij takimi do të diskutohen edhe tema të tjera, përfshirë këtu edhe Asociacioni.

Monitorues të punës së Kuvendit thonë se uniteti pozitë-opozitë është shumë i nevojshëm për ta shtyrë përpara agjendën legjislative.

Sipas Tringa Dreshaj, hulumtuese në KDI, ka pasur një rënie e dukshme e punës në Kuvend, prandaj edhe kukohet koordinim dhe bashkëveprim në agjendën legjislative.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar ftesën e Kurtit për takim.

Related Posts

Imami që u martua me 6-vjeçaren në Turqi, dënohet me kaq vite burg

Është marrë një vendim në lidhje me martesën dhe abuzimin seksual të HKG, vajzës 6-vjeçare të Yusuf Ziya Gümüşel, themeluesit të Fondacionit Hiranur të lidhur me komunitetin…

U rikthye në “Top Channel”, Sara Hoxha e pret kështu Marina Vjollcën!

Prej kohësh në rrjet po flitej për rikthimin e Marina Vjollcës në TCH, ndonëse nuk kishte asnjë konfirmim – e më në fund tashmë është edhe zyrtar…

Gold AG me lot në sy: Nuk është djalë ai që e çon nënën dhe babanë në shtëpi të pleqve

Gold AG së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé” në T7,ai gjatë kësaj interviste kritikoi ashpër fenomenin e dërgimit të prindërve në shtëpitë e të…

Publikohen pamjet, Buqe Rama ‘mbulohet’ me para në një dasmë

Dasma është pjesa më e rëndësishme për një këngëtar/e të cilët I marrin me përgjegjësi të mëdha këto organizime. Edhe këngëtarja Buqe Rama është një ndër emrat…

Romeo në gjendje të ‘rënduar’ pas ndarjes nga Heidi?? ‘Më duhet kohë…’

Romeo Veshaj nuk duket të jetë as i qetë, as i lumtur…?! (Mos) Postimet e tij të fundit në rrjetet sociale e tregojnë këtë. Ndërsa prej javësh…

Kiara publikon foto në momente intime me Luizin!

Luizi dhe Kiara, dy prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar, kanë kapur sërish vëmendjen e ndjekësve me një foto të fundit që ata publikuan. Në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *