Tragjedia e Shkodrës/Pyetet sërish kunata e Almës

Të martën, prokuroria e Shkodrës do të rimarrë në pyetje kunatën e Alma Arazit dhe të dashurën e bashkëshortit të të ndjerës. ‘Top Channel’ raporton se ky veprim hetimor do të kryhet sipas burimeve jo vetëm në vazhdën e akuzave të shkaktimit të vetëvrasjes që rëndon ndaj Ergys Arazit. Por edhe për të sqaruar tej çdo dyshimi të arsyeshëm shumë pikëpyetje që grupi i hetimit ka mbi ngjarjen tragjike të 2 majit, ditë në të cilën dyshohet se Alma hodhi tre fëmijët në Bunë dhe më pas u vetëvra.

Njeriu i fundit që e takoi të ndjerën është kunata, e cila konsumoi kafe në një lokal lojërash për fëmijë dhe ajo konsiderohet si çelësi i hetimeve, që do të sqaronte konfliktet midis çiftit, i cili prej shtatë muajsh gjendej në krizë nga lidhja jashtëmartesore e Ergysit me një 17-vjecare. Por ndërsa ekspertët kanë administruar dhjetëra kamera sigurie që tregojnë itinerarin e të ndjerës dhe dëshmi të të afërmeve, për shkak se zona ku zhduket nëna me tre fëmijë është e pambuluar me kamera dy veprime shkencore do të japin përgjigje definitive shumë pikëpyetjeve

Përgjigjia e parë pritet nga mjekësia ligjore për analizat toksikologjike ndaj të ndjerës dhe tre fëmijëve, dhe akti i dytë pritet nga policia shkencore mbi telefonin e Ergys Arazit, i cili ka fshirë çdo komunikim me bashkëshorten dhe ndaj hetuesit kërkojnë rikthimin e bisedave për të provuar veç kërcënimit psikologjik edhe kanosjen verbale.

Related Posts

Imami që u martua me 6-vjeçaren në Turqi, dënohet me kaq vite burg

Është marrë një vendim në lidhje me martesën dhe abuzimin seksual të HKG, vajzës 6-vjeçare të Yusuf Ziya Gümüşel, themeluesit të Fondacionit Hiranur të lidhur me komunitetin…

U rikthye në “Top Channel”, Sara Hoxha e pret kështu Marina Vjollcën!

Prej kohësh në rrjet po flitej për rikthimin e Marina Vjollcës në TCH, ndonëse nuk kishte asnjë konfirmim – e më në fund tashmë është edhe zyrtar…

Gold AG me lot në sy: Nuk është djalë ai që e çon nënën dhe babanë në shtëpi të pleqve

Gold AG së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé” në T7,ai gjatë kësaj interviste kritikoi ashpër fenomenin e dërgimit të prindërve në shtëpitë e të…

Publikohen pamjet, Buqe Rama ‘mbulohet’ me para në një dasmë

Dasma është pjesa më e rëndësishme për një këngëtar/e të cilët I marrin me përgjegjësi të mëdha këto organizime. Edhe këngëtarja Buqe Rama është një ndër emrat…

Romeo në gjendje të ‘rënduar’ pas ndarjes nga Heidi?? ‘Më duhet kohë…’

Romeo Veshaj nuk duket të jetë as i qetë, as i lumtur…?! (Mos) Postimet e tij të fundit në rrjetet sociale e tregojnë këtë. Ndërsa prej javësh…

Kiara publikon foto në momente intime me Luizin!

Luizi dhe Kiara, dy prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar, kanë kapur sërish vëmendjen e ndjekësve me një foto të fundit që ata publikuan. Në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *