Gërvalla takon përfaqësuesit e CSU-së: U pajtuam që Kosova i ka përmbushur krejt kushtet për anëtarësim në KiE

Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, përfaqësues të CSU-së dhe personalitete nga kultura, biznesi e politika në Gjermani, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Gunther Beckstein.

Gërvalla tha se në takim u fol për situatën politike dhe të sigurisë në vend e rajon, të arriturat e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik por edhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

“Patëm një diskutim miqësor dhe të hapur rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë si anëtarësimi në Këshillin e Evropës për të cilin ndamë mendimin që Republika e Kosovës ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim duke qenë shembull të respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë, liri të shprehjes dhe atyre fetare”, tha Gërvalla.

Këtë javë, Kosova nuk është futur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, të cilët do të mblidhen më 17 maj.

Partnerët e Kosovës, i kanë kërkuar qeverisë që ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që pranimi në Këshillin e Evropës të jetë i mundur, por deri më tani, një gjë e tillë është refuzuar nga kryeministri Albin Kurti.

Related Posts

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë

Policia e Kosovës ka arrtestuar në orët e mesditës (23.05.2024) Agron Gashin, i dyshuar për plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmë me 22.05.2024 në Pejë. Arrestimin e…

Goditi brutalisht burrin me nevoja të veçanta që ishte në karrocë, vihet nën hetim polici

Një polic britanik po hetohet pas publikimit të një videoje, ku shihet duke sulmuar brutalisht një burrë me nevoja të veçanta që ishte i ulur në karrocë….

I dashuri i Eglës do shfaqet në finalen e madhe? Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën e saj: Ai quhet…

Egla Ceno ka thënë para disa javësh se është shumë e dashuruar, por pa treguar detaje për personin në fjalë. Lidhur me këtë ka folur ditën e…

E rëndë, burri del i zhveshur në rrugë dhe sulmon për vdekje një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një grua u vra nga një burrë lakuriq në në një park në Mannendorf, afër Cyrihut, sipas një…

Një adoleshent vrau dy djem me Porsche-n e babait, dënimi që mori i çuditi të gjithë (VIDEO)

Tronditje dhe zemërim ka shkaktuar në Indi vendimi i gjykatës për lirimin e një 17-vjeçari që vrau dy të rinj në një aksident trafiku me Porsche-n e…

E trishtë! Të sapomartuarit shkojnë në muaj mjalti, e reja gjen v*dekjen në krahët e bashkëshortit

Një vajzë e re, e sapomartuar ka gjetur vdekjen në krahët e bashkëshortit të saj. Çifti kishin shkuar për muaj mjalti në Amsterdam për të festuar martesën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *