Nata e Zjarreve në Prekaz, ndizen flakadanët e lirisë

Me ndezjen e flakadanëve në “Natën e Zjarreve” sonte në Prekaz dhe koncertin në Skenderaj ka përfunduar manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndezja e flakadanëve u bë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Njëherësh në orën 18:00 në shtatë rajone të Kosovës janë ndezur flakadanë në kujtim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe familjes Jashari, në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mposhti frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Ndryshe, Epopeja e UÇK-së, më 5, 6 e 7 mars u shënua me aktivitete të shumta.

Related Posts

Lumbardhi flet për herë të parë për lidhjen me Kaderin

Çifti i krijuar në ‘Big Brother VIP Kosova’ Lumbardhi dhe Kaderi jave me parë është përfolur për një ndarje të mundshme. Andaj në një intervistë për ‘Kanal…

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Gavin Rossdale e ka bërë publike lidhjen me të dashurën e tij, Xhoana Xheneti. Rossdale ndau për herë të parë një foto me Xhoana X në Instagram…

Menaxheri i VIP-ave zbulon dy këngëtarët që paguhen më shumë, dalin shifrat e frikshme

Menaxheri i VIP-ave Xhani Demnika ka zbuluar se kush janë “mbretërit” e muzikës në lokalet e natës, por edhe në koncerte që paguhen më shumë. Në një…

Arrestohet shqiptari në Itali, i gjenden 15 kilogramë drogë dhe fletorja me emrat e klientëve

Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. Sipas njoftimit nga autoritetet italiane, hetuesit po punojnë për të zbuluar lidhjet e 32-vjeçarit dhe…

Agravon përplasja me ofendime mes Julit dhe Eglës në BBVA

Egla Ceno dhe Julian Deda kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania 3. Dyshja, të cilët nuk janë pajtuar shpesh me mendimet që kanë…

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë. Kjo pasi në çantën ku i kishte mjetet, mbante edhe një telefon të tipit “Samsung”, shkruan Insajderi. Papritur,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *