Dhunë në pleqëri: 71-vjeçari në Dragash e rrah gruan, e moshuara detyrohet ta denoncojë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një familje në Dragash, ku një 71-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe e cila ka rrëfyer se raste të tilla kanë ndodhur sistematikisht në familjen e tyre.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe inicimi i rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Posts

Aksidenti me tre të vdekur te Badovci: Zbardhet shkaktari që çoi në tragjedinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë mbrëmjen e së shtunës. Viktimat janë identifikuar…

Detaje të reja nga aksidenti tragjik te Badovci: Dy trupa u gjetën në ujë, njëri mbeti i bllokuar në makinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë mbrëmjen e së shtunës. Viktimat janë identifikuar…

Tragjedia te Liqeni i Badovcit: Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë mbrëmjen e së shtunës. Viktimat janë identifikuar…

Nora pozon në ‘miniq’, i’a kanë lakmi edhe vajzat e reja me trupin perfekt

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka bërë përshtypje të madhe së fundmi me një postim në Instagram, ku pozon në një minifund që thekson format e saj…

“Sot do të ishte 17 vjeç.”, Sidrit Bejleri emoocionin derisa flet për humbjen e vajzës

Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri së fundmi ka zhvilluar një intervistë të ndjerë teksa ka folur për humbjen e vajzës së tij. 17 vjet nga ndarja e…

‘Haram i paç ishalla’, Tiktokeres së njohur shqiptare i dashuri ia vjedh parat nga banka

Suada Muça është TikTok-erja më e përfolur në rrjet. Ajo publikon çdo ndodhi të jetës së saj në këtë rrjet social, nga i cili edhe merr të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *