Ska*dalet mbretërore! Që nga pl*mbat për Zogun, kryengritja e Lekës dhe sherri i divorcit të Princit

Dhuna në familjen Mbretërore është kryefjalë në vend. Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia iu drejtuan gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre, por as nuk pritën që gjykata të shprehej teksa iu drejtuan policisë duke kërkuar urdhra mbrojtje ndaj njeri tjetri pas një përplasje fizike të një dite më parë.

Princi kishte shkuar në rezidencën mbretërore ku jetonte ish-bashkëshortja e tij për të takuar të bijën dhe aty është ndeshur me ish-vjehrrin, të atin e Elias. Në këtë pikë palët ndahen për mënyrën se si ka ndodhur sherri, ku princi akuzon vjehrrin dhe ky i fundit ish-dhëndrin për dhunë fizike.

Si për koincidence skandali që përfshiu familjen mbretërore vjen ekzaktësisht 100 vjet pasi gjyshi i princit, Ahmet Zogu u plagos në Parlament.

 

Ishte 21 shkurti 1924 kur ai në postin e kryeministrit u qëllua tre herë me pistoletë nga Valter Beqiri. Ky i fundit u arrestua dhe Iljaz Vrioni, ish-kryeministër mori fjalën duke qetësuar Parlamentin. Vetë Zogu iu drejtua deputetëve duke thënë “Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë”.

I biri i Ahmet Zogut, Leka zuri faqet e para të gazetave në vitin 1997. Fillimisht udhëhoqi përkrahësit e Monarkisë drejt referendumit për formën e qeverisjes në 29 qershor dhe 11 korrik. Por pasi humbi referendumin udhëhoqi një kryengritje. Pamjet filmike të tij, i veshur me uniformë ushtarake dhe armë në dorë bënë xhiron e botës. Më vonë u largua nga vendi për tu rikthyer përfundimisht në qershor 2002.

Related Posts

Tronditëse, studentja lind fëmijën në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh: E lava, e mblodha me peshqir dhe…

Një studente 19-vjeçare e Universitetit të Tampas, ka braktisur në koshin e mbeturinave foshnjën e saj, pasi e lindi në tualetin e konviktit. Pasi foshnja e pajetë…

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo – video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Një burrë dhe një grua dogjën një kopje të Kuranit në qytetin suedez të Malmos, një javë para fillimit të Eurovizionit. Një video që tregon një grua…

Skandaloze: Dimal krahason RTK-në me Televizionin Publik Serb

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit, nëse ky i fundit është…

Rrëfehet i përlotur Bes Kallaku: Fëmijët pasuria më e madhe që kam

Bes Kallaku ka folur si kurrë më parë për jetën e tij personale pas ndarjes nga Xhensila. Ai tha se tani për të, gjëja më e rëndësishme…

E papritur, ftesa për opinioniste në BBVIP, Einxhel Shkira i zë vendin Arbër Hajdarit?

E ftuara e kësaj nate në “Cherry on Top” ishte moderatorja Einxhel Shkira, e cila foli për jetën e saj pas një shkëputje të gjatë nga televizioni….

Kurani digjet në Malmo një ditë para Eurovisionit

Libri i shenjtë islam Kurani është djegur në Malmo të Suedisë. Policia suedeze kishte dhënë lejen që Kurani të digjej gjatë një tubimi të organizuar një ditë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *