Jeta e dyfishtë e Roan Brahimit, familja tjetër e priste në Shqipëri! Mediat zbulojnë detaje të reja nga vrasja, autorët i rezervuan vendin e parkimit

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Roan Brahimit mbrëmje e djeshme në Athinë. Sipas një dëshmitari okular, motoçikleta me të cilët udhëtonin autorët e vrasjes ishte e parkuar në vendin ku ndodhi ekzekutimin e mafias.

Autorët kanë parë viktimën duke ardhur dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes duke i lënë kështu një vend parkimi që do të shërbente si joshje për 32-vjeçarin nga Shqipëria.

Më pas autorët u rikthyen në vendngjarje ku qëlluan viktimën 32-vjeçar me breshëri duke e lënë të vdekur në automjet, por duke plagosur bashkëshorten e tij. Sipas të dhënave nga mediat greke, Brahimi kishte ardhur në Greqi për të takuat gruan dhe fëmijën javën e kaluar.

Siç bëhet me dije, ekzekutorët e kanë ndjekur në mënyrë periodike gruan dhe fëmijën e tij. Roan Brahimi, i njohur si rival i Ervis Martinajt, armiqësi duket se nisi vite më parë, ku sipas burimeve, Brahimi, apo sic njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj.

Ka dyshime se ai ka qenë i përfshirë dhe në atentatin e përgjakshëm që ndodhi pranë urës së Tapizës, ku u hodh në erë makina ku udhëtonte Brilant Martinaj dhe miq të tij, më 17 korrik 2022.  ishte shpallur në kërkim edhe për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi. Më herët në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit në Lezhë, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ndërsa në vitin 2014 Roanit, i ishin vrarë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe iu plagos një tjetër.

Related Posts

Einxhel tregon se pse po qëndron larg televizionit: S’të le radhë njeri, jemi bërë …

Einxhel Shkira, gazetarja e njohur shqiptare, ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv. Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe u prit…

Pajtohen dy ish-banoret e BBVK2

Ish-banorja e BBVK2, Vesa Vllasaliu, ditë më parë në një intervistë deklaroi se i kishte prishur raportet me banoren tjetër, Edona James. Mirëpo hidhërimi mes dy bukurosheve…

Motrat Berisha në kërkim nga policia, modelja e rrahur ka një mesazh për nënën e vajzave që e dhunuan brutalisht

Modelja Klea Prenga ka reaguar sërish në rrjete sociale për rastin me motrat Antonela dhe Mariela Berisha. Ajo ka bërë një shkrim pas reagimit që bëri në…

Fustani i kuq “flakë” dhe taka të larta, ja shifra marramendëse që i kushtoi veshja e Megi Pojanit

Moderatorja Megi Pojani përballet me tepër me kritika në lidhje me publikimet që ajo bën në rrjetet sociale. Bukuroshja është tepër aktive duke postuar foto dhe video…

“Serbët po përgatiten ….”, Sveçla flet për sulmin në Banjskë, turproja nuk i ndahet, i qëndron terë kohën prapa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar Rreshterin Afrim Bunjaku në përvjetorin e parë që nga vrasja e tij në krye të detyrës në Banjskë….

Krasniqi: Afrim Bunjaku ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së ndaj atdheut

Në njëvjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e heroit të Kosovës dhe ka bërë homazhe te varri i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *