Vazhdon ‘lulëzimi’ i parave false, zbulohen edhe dy raste në Prishtinë

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Dy raste të tilla janë zbuluar në pikën e bankës ‘TEB’ në rrugën ‘Robert Doll’, ku janë detektuar rreth 2 mijë monedha metalike nga 2 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sinjali mëson se pos monedhave 2-she, janë sekuestruar edhe kartëmonedha nga 100, 20, 10 dhe 5 euro.

Paratë janë konfiskuar për ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të prokurorit janë iniciuar dy raste të ndara për veprën penale ‘Falsifikimi i parasë’.

Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Related Posts

Arbenita Ismajli feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush modelja

Arbenita Ismajli feston sot ditën e lindjes dhe mbush plot 26 vjeç. Ajo është nënë e vogëlushes Nina dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën…

Rusia fut Zelenskyn në listën e personave të kërkuar

Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është publikuar në bazën e të…

Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë në shpinë dhe në shpatull dhe për pasojë nuk ka arritur të…

“P*rdhace që të ka hipur vetja në qejf”, Agravon debati mes Eglës dhe Julit: S’mund të lash m*tin me sh*rrë

Një debat i ashpër është zhvilluar mes dy aktoëve, Jul Deda dhe Egla Ceno, pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip. Debati mes tyre me…

Vetaksident në Shirokë, intervenojnë zjarrfikësit

Sot rreth orës 16:40, ka ndodhur një vetaksident në Shirok të Suharekës. Zjarrfikësit kanë bërë intervenim të menjëhershëm, ku kanë shpëtuar një person të gjinisë femërore pasi…

Tre raportet ndërkombëtare që rrënuan propagandën e Qeverisë Kurti

E vërteta dhe politika nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën vijë, thoshte një nga teoricientet politike më me ndikim të shekullit të 20-të, Hannah Arendt. Raporti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *