“E kërcënonte, kishte foto të të dashurës së re me fëmijët e tij” – Zbulohen mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku u vetëmbyt Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 3 vjeç.

Top Channel zbulon se është bërë e mundur këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes, për shkak të dhunës.

Sipas tij në telefon janë gjetur biseda me tone kërcënuese nga ana e Ergsysit kundrejt Almës dhe është vërtetuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte prezantuar me fëmijët.

“Është bërë këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit. Janë zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me zonjën e ndjerë. Është kuptuar që marrëdhënia e tyre ka qenë krejt e krisur, sepse në bisedat me njëri tjetrin ka qenë shumë e ftohtë. Madje ka pasur edhe tone kërcënuese nga ana e Erdgysit. Janë vërtetuar edhe dyshimet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore, nga këqyrja e telefonit, sepse janë zbuluar biseda, video dhe foto me të dashurën e tij të re, ku është kuptuar se kishte një jetë të dyfishtë”, tregon gazetari Erald Harlicaj.

Sipas familjarëve, thotë gazetari, një ndër arsyet që e shtyu Alma Arrazi të kryejë aktin e vetëvrasjes, është sepse Erdgysi e ka prezantuar të dashurën e tij të re me fëmijët.

“Kohët e fundit Erdgysi kishte bërë prezantimin e të dashurës së re me fëmijët, madje kishte edhe foto në telefon që i mbante me djalin 3-vjeçar apo vajzën e vogël”, thotë ai.

Related Posts

I grisi rrobat dhe e goditi, arrestohet 53 vjeçari nga Durrësi që tentoi të përdhunonte pastruesen greke (EMRI)

Një 53 vjecar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e lehtë”. Ngjarja ka ndodhur dje…

Dhunoi këngëtaren në publik/ Pendohet reperi i njohur: Marr përgjegjësinë, sjellje e pafalshme

Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje për sjelljen e tij “të pafalshme” pasi u bënë publike pamjet ku sulmoi këngëtaren Casandra “Cassie” Ventura. Ylli i repit tha…

Dalin detaje të reja nga plagosja e vajzës nga babai në Lushnjë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e trishtë në Lushnjë, ku babai plagosi vajzën e tij dhe më pas vrau veten. Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë…

‘Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram’ – përplaset Donaldi dhe Ronaldo për finalistët e BBVA

Donald Veshaj ka qenë i ftuar ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’, ku ka folur për rrugëtimin e vëllait të tij në këtë format si…

Rama: Ditën kur Albini prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri, hëngrëm shpageta bashkë

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vetë ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. “Albini është opozitar…

Meritoni: Mendoj për një martesë dhe fëmijë me Ilnisën

Meriton Mjekiqi ishte një ndër të ftuarit e episodit të fundit të  ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, i cili nuk ka lënë pa përmendur dhe romancën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *