Nuk i dha lamtumirën familjes, avokati i Erdgysit: Donte që Alma dhe fëmijët të varroseshin bashkë

Avokati i Erdgys Arrazit, Blerim Bazhdari në një intervistë për Shqipëria Live ka treguar se klienti i tij është në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Lidhur me faktin se ai nuk ka shkuar në varrimin e fëmijëve të tij, u shpreh se dje ka qenë policia që nuk ka marrë përsipër shoqërimin e tij, ndërsa sot prokuroria e ka lejuar, por ka qenë drejtoria e burgjeve që nuk e ka lejuar.

Bazhdari tha se drejtoria e Burgjeve dhe prokuroria dhanë lejen që kërkohej nga Arrazi por policia nuk pranoi të bënte shoqërimin e tij. Ndërsa zbuloi si detaj edhe faktin që dëshira e Erdgys Arrazit ishte që bashkëshortja e tij, Alma Arrazi dhe fëmijët të mbytur në lumin Bunë, të varroseshin në të njëjtin vend.

“Nuk ka pasur dëshirë t’i ndajë, prandaj ka kërkuar që edhe e shoqja të prehet pranë fëmijëve. Nuk ka dashur që t’i ndajë. Por Erdgysi është në gjendje të rëndë psikologjike. Në momentin që takon klientin tim me atë lloj gjendje, është shumë e vështirë të diskutosh për gjëra të tjera”- u shpreh avokati duke mos dhënë detaje lidhur me akuzat që i bëhen klientit të tij.

Alma Arrazi u varros në Durrës pranë nënës së saj, ndërsa fëmijët u varrosën në Shkodër.

Related Posts

Videoja me Azet! Erjola zbulon më në fund marrëdhënien me këngëtarin

Pasi doli nga Big Brother Erjola Doçi më në fund komentoi videon e famshme që qarkulloi në rrjet me reperin Azet. Dyshja shfaqej krahë njëri-tjetrit dhe tepër…

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka hedhur poshtë raportimet se Enver Sekiraqa është arratisur. Lidhur me rastin, avokati Berisha ka kritikuar reagimet e politikanëve duke thënë se “nuk mund të…

Rrihen mes vete tre familjarë në Shtime, bëhen për spital

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën ,,12 Qershori” në  Shtime. Sipas policisë dyshohet për dhunë në…

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Moderatorja: Ditë shumë të vështira emocionalisht…

E larguar prej një viti nga ekrani, Arbana Osmani vazhdon të ngjallë interes te publiku për çdo gjë që ajo bën. “Qejf i madh kur u dobësoka…

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni simbolike, çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga Anglia. Në…

“Pse bredh lart e poshtë pa burrë?!”, vajza Rudina Musaku në gjendje të rëndë, u plagos nga babai që vrau veten

Rudina Musaku, gruaja 40-vjeçare që u plagos nga babai i saj, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *