Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulmeve në grupin Albkings

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit personal të gazetares, Ardiana Thaçi Mehmeti, në grupin Albkings.

Në emisionin e fundit të Kiks Kosova, i cili i është dedikuar ekskluzivisht shqetësimit të vazhdueshëm që i është bërë gazetares Thaçi Mehmeti nga dhjetëra burra që janë pjesë e këtij grupi, bëhet e ditur se numri i është shpërndarë qëllimisht në shenjë hakmarrjeje për raportimet e mëparshme të saja lidhur me Albkings.

Gazetarja ka pranuar telefonata e mesazhe të shumta nga pjesëtarë të atij grupi, jo vetëm në numrin personal, por edhe në llogaritë e saja në rrjetet sociale.

Publikimi i numrit personal të gazetares Thaçi Mehmeti në shenjë hakmarrjeje nga Albkings, jo vetëm që e rrezikon sigurinë e saj personale, por edhe shërben si tentim për ta frikësuar dhe heshtur atë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon shpërndarjen e numrit, si dhe mesazhet e telefonatat denigruese që ka pranuar ditëve të fundit gazetarja Thaçi Mehmeti, me qëllim të dëmtimit të reputacionit të saj.

AGK-ja, i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm lidhur me rastin e paraqitur nga kolegia Thaçi Mehmeti, në mënyrë që personi/at që e kanë shpërndarë numrin, dhe ata të cilët e kanë kontaktuar atë të përballen me ligjin.

Related Posts

Pas operacionit, Ganja iu rikthehet aktiviteteve politike

Deputetja e PDK-së , Ganimete Musliu, pas një intervenimi që ka pasur në zemër i është kthyer fuqishëm. Musliu, përmes një postimi në facebook ka bërë të…

Babai plagosi me armë të bijën dhe vrau veten, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnjë?

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë ku një 40 vjeçare u plagos me armë gjahu nga i ati i saj…

Tahiri për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët. Ai…

I dha fund martesës me modelen, Eros Grezda fotografohet me këngëtaren e njohur shqiptare (FOTO)

Ajsel Abazi konfirmoi pak javë më parë ndarjen nga Eros Grezda. Pas ndarjes Grezda njoftoi se ka marrë vendimin për të marrë një pauz nga futbolli. E…

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, të cilat u komentuan vazhdimisht edhe jashtë këtij formati. I tillë ka qenë edhe…

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Mehmet Bylykbashi

Ka vdekur ditën e shtunë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet Bylykbashi. Më parë, i ndjeri kishte kërkuar ndihmë edhe për shërim. Ndërsa lajmin për vdekjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *