Në Shqipëri polici shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t’i publikojë fotot zhveshur

Një grua është shantazhuar nga një punonjës i Policisë së Shtetit, i cili bashkë me të shoqen i kanë marrë qytetares tre milionë lekë të vjetra apo rreth tre mijë euro.

Ajo trengon se policin dhe të shoqen i njohu kur punonte në treg dhe ata po kërkonin për qiraxhinj. Kështu në apartamentet që ata jepnin më qira çoi njerëz të saj.

Denoncuesja qiraxhinjtë i kishte të afërm dhe shkonte shpesh i vizitonte, pasi ata e morën vesh këtë filluan ta shantazhonin duke i thënë se kemi video të tuat që vjen në banesën, por më kryesorja se ata kishin foto nudo të saj duke e shantazhuar.

Në këto kushte denoncuesja pohon se ua dha paratë që kërkuan por që më vonë mësoi nga rrethi i saj shoqëror se polici u kishte treguar miqve të tij se dispononte foto të saj nudo, madje u kishte treguar që e kishte shantazhuar dhe se ishte paguar.

Për ta vërtetuar këtë, ajo takon sërish personi që i ka treguar. Ai i thotë se polic Jonuzi kishte në telefon foto të saj nudo dhe se po ai vetë i kishte thënë që e ka shantazhuar qytetaren.

Fiks Fare solli me zë dhe figurë këtë person kur thotë se Jonuzi kishte video dhe foto

Qytetarja e shantazhuar ju dha gazetarëve të Fiksit një deklaratë, që gruaja e policit kishte firmosur në të cilën thuhej se denoncuesja i ka dhënë 3 milionë lekë se jua kishte borxh dhe po në të njëjtën deklaratë, gruaja e policit, Liri Koçi thotë se nga ai moment nuk ka më prova se qytetarja ka lidhje me të shoqin. Kështu ata deklaruan se paratë i morën për atë që qytetarja pretendoi në emisionin investigative.

Në përballje me bashkëshortët Koçi, qytetares ju mohua se ata kishin marrë para, madje sipas tyre as borxh nuk i kishin marrë e as dhënë.

Ndërkohë në një telefonatë me gazetarët , punonjësi i policisë z.Jonuz Koçi në fillim thotë se zonja ua ka patur borxh, pastaj pranon se kanë prova që zonja ka hyrë në shtëpinë e tyre, madje e shkruajtën në deklaratë këtë gjë që zonja të ishte e qetë.

Pas telefonatës me gazetarët polici takon të afërmin që i tregoi për fotot dhe shantazhin dhe bashkë me të shkruajnë një deklaratë në emër të zonjës, ku ajo thotë se nuk ka pretendime për paratë dhe nuk denoncon në emision investigativ.

Punonjësi i policisë nuk pranoi të fliste me gazetarët edhe pse këta të fundit e ndaluan në rrugë dhe i kërkuan një përgjigje, raporton tch.

Related Posts

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Fero më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja

Fero ka mbushur instagramin me video dhe foto tejet simaptike. Pas ngjarjeve të fundit, Fero po shfaqet më i lumtur se kurrë pranë vjazës së tij Nina….

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm. Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna. Së fundmi…

Shyhretja në këtë foto s’ dallohet nga vajzat, nusja e mbesat e saj

Shyhrete Behluli ikona e muzikës, po zbukurohet secilën herë e më shumë. Ajo ka publikuar një foto e rrethuar me nusën, vajzat e mbesat. Në mesin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *