Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Është zbuluar receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për kurimin e shtetases Alma Arrazi, 39-vjeçares, e cila u vetëvra bashkë me fëmijët duke u hedhur në ujërat e lumit Bunë.

Receta për kurim nga probleme të shëndetit mendor mban datën 3/10/2022.

Shkak për këtë ngjarje të rendë dyshohet të jetë bërë dhuna e vazhdueshme në familje dhe nisja e një lidhjeje jashtëmartesore nga bashkëshorti i saj 31-vjeçar, shtetasi Erdgys Arrazi.

Pas më shumë se 72 orë kërkimesh, operacioni i kërkimit gjeti trupat e nënës dhe 3 fëmijëve.

Pritet që trupat e viktimave t’i nënshtrohen ekspertizës për të vërtetuar nëse mbi ta ka shenja dhune.

Kujtojmë që fillimisht u gjend trupi i vajzës së madhe të familjes Arrazi nga një peshkatar në zonën e Darragjatit, ndërsa një ditë më parë u bë i mundur edhe lokalizimi dhe nxjerrja e trupit të vajzës tjetër.

Kërkimet e polumbarëve të RENEA gjetën këtë të martë trupin e 3 vjeçarit në afërsi të fshatit Zues, disa kilometra larg trupit të së motrës që u gjet një ditë më parë në Dajlan, ndërsa në mesditë kanë nxjerrë nga uji në afërsi të fshatit Oblikë edhe trupin e nënës 39- vjeçare, e cila u hodh në ujërat e lumit Buna mbrëmjen e datës 2 maj.

Related Posts

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Fero më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja

Fero ka mbushur instagramin me video dhe foto tejet simaptike. Pas ngjarjeve të fundit, Fero po shfaqet më i lumtur se kurrë pranë vjazës së tij Nina….

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm. Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna. Së fundmi…

Shyhretja në këtë foto s’ dallohet nga vajzat, nusja e mbesat e saj

Shyhrete Behluli ikona e muzikës, po zbukurohet secilën herë e më shumë. Ajo ka publikuar një foto e rrethuar me nusën, vajzat e mbesat. Në mesin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *