Motra e Almës bën deklaratën e fortë: Denoncova zhdukjen e saj, Erdgysi më kërcënoi, më tha fshi fotot

Në një deklaratë të dhënë në “Breaking”, motra e Alma Arrazit, ka treguar se është kërcënuar nga Erdgysi, bashkëshorti i Almës ndërkohë që shkuan të bënin denoncimin për zhdukjen e saj me fëmijët.

Motra e Almës, shprehet se Erdgysi i ka thënë se “nëse i dhimbset jeta, të fshijë nga telefoni videot dhe fotot me të dashurën”.

Motra e Almës: “Kam fakte që e ka ofenduar, e ka pështyrë në fytyrë edhe i ka thënë zhumile, plehrë dhe kam fakte se kam çdo foto të motrës sime që mi ka sjellë dhe më ka thënë, mi ruaj këto foto, mi mbaj në telefon.

Unë kam çdo foto që Eri, kunati, nuk mund t’i them as kunat jo sepse i mori jetën motrën time, i kam fotot që ai është me të dashurën e vetë. Kam videon e tij që është në makinë me të dashurën e tij. Ia kam treguar atij dhe më ka kërcënuar, madje.

Motra e Almës tregon se që në dy maj ka dashur të denoncojë zhdukjen e së motrës, por Erdgysi e ka ndaluar.

Motra e Almës: I kam thënë që do e denoncoj, më ka thënë jo se mos është nëpër njerëzit tuaj dhe mos bëhemi gazi i botës. Unë këmbëngula bashkë me djalin tim, thashë do nisem për në Shkodër dhe do bëj denoncim sepse arrita të dyshoj që diçka nuk shkon.

Unë dyshova përderisa motra ime nuk po më merrte në telefon. Unë këmbëngula për denoncimin dhe u detyrua të vinte dhe ai. Kur kam shkuar atje, jam kërcënuar nga Eri në polici, më ka thënë “a të dhimbset jeta jote? Nqs të dhimbset jeta, çfarëdo që të kesh në telefon mos i nxjerr”. I kam thënë të më bësh lapidarin këtu në Shkodër, çdo gjë që kam në telefon do i faktoj, nuk bëhem me ty e të dal kundër motrës”.

Related Posts

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Fero më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja

Fero ka mbushur instagramin me video dhe foto tejet simaptike. Pas ngjarjeve të fundit, Fero po shfaqet më i lumtur se kurrë pranë vjazës së tij Nina….

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm. Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna. Së fundmi…

Shyhretja në këtë foto s’ dallohet nga vajzat, nusja e mbesat e saj

Shyhrete Behluli ikona e muzikës, po zbukurohet secilën herë e më shumë. Ajo ka publikuar një foto e rrethuar me nusën, vajzat e mbesat. Në mesin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *