“Erdgysi nuk e ka dhunuar nusen”- Flet vëllai i 31-vjeçarit: Jetojmë në një shtëpi! Alma është trajtuar me ilaçe depresioni, familja e saj nuk ishte sot në varrim

Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë duke mohuar kategorikisht dhunën e dyshuar të 31-vjeçarit ndaj Alma Arrëzit, e cila i dha fund jetës bashkë me tre fëmijët e saj duke u hedhur në lumin Buna.

Ai pretendoi se nëna e tre fëmijëve prej kohësh merrte ilaçe kundër stresit dhe depresionit, ndërsa shtoi se kanë jetuar në një shtëpi.

Edison Arrazi ndër të tjera tha se kishin njoftuar familjen e Almës për varrimin e vajzës 9-vjeçare, por ata nuk kishin shkuar, teksa shton se kanë bërë gati 4 arkivole.

“Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë.

Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar.

Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot.

Unë dua ti bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot.

Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi sëbashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqata ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses tonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë.

Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë”, tha Edison Arrazi.

Kafja me kunatën

Në lidhje me kafen e fundit të Alma Arrazit të konsumuar me bashkëshorten e tij, Edison Arrazi u shpreh se gjithmonë pasdite e pinin kafen bashkë.

“Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh sëbashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem për në Durrës dhe do vijë të marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai”.

Dyshimet për tradhti

Për dyshimet e tradhtisë, Edison Arrazi ka shprehur se nuk ka dijeni, por shton se ‘sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë’

“Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore”.

Related Posts

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Fero më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja

Fero ka mbushur instagramin me video dhe foto tejet simaptike. Pas ngjarjeve të fundit, Fero po shfaqet më i lumtur se kurrë pranë vjazës së tij Nina….

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm. Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna. Së fundmi…

Shyhretja në këtë foto s’ dallohet nga vajzat, nusja e mbesat e saj

Shyhrete Behluli ikona e muzikës, po zbukurohet secilën herë e më shumë. Ajo ka publikuar një foto e rrethuar me nusën, vajzat e mbesat. Në mesin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *