Gjendet trupi i djalit 4-vjeçar të mbytur në tragjedinë në Bunë

Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë dhe gjetjen e trupit të djalit 4-vjeçar, të mbytur së bashku me të ëmën dhe dy motrat e tjera në lumin Bunë.

Ngjarja e rëndë u zbulua të dielën, kur një peshkatar në fshatin Dragjat, gjeti trupin e vajzës së madhe të familjes të moshës 9-vjeçare, të mbytur në ujërat e lumit Buna.

Polumbarët e RENEA-s dhe forcat e ushtrisë nisën kërkimet përgjatë shtratit të lumit, pas dyshimeve se 39-vjeçarja u hodh bashkë me fëmijët e saj në lumë.

Ditën e djeshme u gjet dhe vajza 8-vjeçare, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të ëmën.

Ka qenë bashkëshorti i 39-vjeçares ai që ka bërë denoncimin në polici më datë 3 maj, një ditë pas ngjarjes.

Pas marrjes në pyetje dhe zbulimit të trupit të vajzës, shtetasit Erdgys Arrazi i janë vënë prangat, si i dyshuar se është bërë shtysë për aktin e vetëflijimit të bashkëshortes bashkë me fëmijët.

Po ashtu, motra e 39-vjeçares ka deklaruar në polici se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë sistematike ndaj të zhdukurës Alma Arrazi, e cila është me origjinë nga Lezha.

Sipas hetimeve, gjithashtu dyshohet se 31 vjeçari ka pastur një lidhje jashtëmartesore dhe ky lajm është marrë vesh nga 39-vjeçarja Alma Arrazi, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është hedhur në lumin Buna.

Related Posts

Babë e bir në Prishtinë rrahen mes vete, u kapën për shkak të orientimit seksual të djalit

Rastet e dhunës në familjet kosovarë veç po rriten dhe viktimat kryesisht janë gratë. Por, jo rrallëherë ndodhë që edhe fëmijët të kapen me prindërit e tyre…

Stuhi e shira të rrëmbyeshëm në Itali, Francë e Gjermani, erërat fryjnë me shpejtësi 200 km në orë

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë po godasin rreth pjesës veriore të Italisë, Francës dhe Gjermanisë, derisa jugu i Italisë është goditur nga një valë e pazakontë e…

Çifti i njohur i Big Brother Vip Kosova sonte i japin fund beqarisë

Çifti i njohur, Alisa dhe Urimi, të cilët kanë qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Kosova I” sonte i japin fund beqarisë. Insajderi mëson se çifti i…

64-vjeçari dyshohet se ngacmoi seksualisht një 9-vjeçar në Vlorë

Një 64-vjeçar është nën hetim në Vlorë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçar. Ka qenë një grua që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Vlorë…

“Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit”, Françeska e zhgënjyer nga Heidi

Françeska Murati, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, u shpreh e lumtur për eksperiencën e saj, ndërsa tha se të pestë finalistët e…

‘Më ka rrahur në mes të lagjes’! Nëna denoncon dhunën, djali justifikohet: Dy shpulla ishin!

Rasti i një djali që dhunon nënën dhe vëllanë e tij është përmendur dhe transmetuar në emisionin “Punë Pa Teka” në Top Channel. Nëna e dhunuar ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *