‘Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren’: Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Më në brendësi të konflikteve që Alma kishte me të shoqin ishte e motra, Genta. Ajo tregon se Alma kohët e fundit po vuante shumë nga i shoqi.

Ai e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai. “Ajo pa fëmijët nuk kishte më jetë“, tregon Genta.

Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i mori rrobat e saj, i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr duke i prishur fytyrën motrës, tha ajo për Top Channel.

Sipas saj, e motra kishte gjetur fakte në telefon se i shoqi kishte marrëdhënie me një vajze 18-vjeçare me të cilën shëtiste hapur në qytet madje shpesh e takonte dhe me të birin 3 vjeç, për të cilat ajo kishte foto.

Motra i kishte thënë se jetonte në shtëpi me shpresën se dashuria për vajzën e re do t’i zbehej dhe do kthehej në familje por kjo nuk ndodhi.

Çdo ditë po bëhej edhe më keq dhe kohët e fundit ai nuk po kujdesej më për familjen pasi të ardhurat nga biznesi i shpenzonte me vajzën e re me te cilën ishte lidhur.

Ditën e ngjarjes tregon Genta e cila ka treguar faktet e dhunës në polici, motra ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën.

Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem.

Related Posts

Fansat në merak, çfarë po ndodh me Taynen

Është krijuese hitesh dhe një nga këngëtaret më inovative të gjenerates së re. Tayna ka sjell për publikun një mori hitesh, këngë që kanë krijuar lëvizje të…

Dalin në dritë planet kriminale të Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës për vrasjen e Durim Bamit! Ja kush i ndihmon…

Një kryefjalë e operacionit të SPAK për kapjen e krerëve të krimit të organizuar është edhe Ervis Martinaj. Ervis Martinaj është në aleancë më grupin kriminal të…

Arratisja e Enver Sekiraqës, në fillim të majit u dënua me 25 vjet, por s’ishte në burg – çfarë dihet deri tash

Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, do…

“O bjonde, idiote”/ Ofendimet e Meritonit ndaj Heidit, Romeo: E rëndë, jam i prekur

Romeo ka folur në lidhje me debatet e fundit mes të dashurës së tij Heidit dhe shokut të ngushtë, Meritonit. Ai i cilësoi të rënda ofendimet e…

Ky banor lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother, kompletohet 5-shja finaliste

Është kompletuar 5-shja finaliste e Big Brother Vip Albania 3. Romeos dhe Juliut iu shtuan sot edhe tre finalistë të tjerë. Françeska la sonte shtëpinë e Big…

Ky është personi që humbi jetën pasi u godit nga rryma në Prizren

Një burrë nga Prizreni ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymë. Raportohet se i ndjeri është Rasim Shala, rreth 65-vjeçar. Vdekjen e viktimës e ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *