“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, ngjarja tragjike në Shkodër, gazetari: Nëna ka bërë hakmarrje për bashkëshortin

Gazetari Ferdinant Dervishi ka treguar në “Top Story” shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku nëna u hodh bashkë me tre fëmijët në urën e Bunës.

Dervishi u shpreh se nisur nga deklaratat e të afërmve të saj, ka një keqinformim nga viktima, që sipas tij është rasti “vajzë e brishtë e martuar me të fortin e lagjes” .

“Është ngjarje e rrallë dhe e dhimbshme. Është ngjarje që ndodh njëherë në 20 vite në terrenin shqiptar. Ajo ka bërë një hakmarrje, ka vrarë fëmijët e saj për të plagosur burrin si mundësia e fundit për t’i shkaktuar atij një dhimbje. Shoh një keqformim kulturor të saj. Babai i saj thotë që nuk më dëgjonte të divorcoheshin, se e donte shumë. Ai tjetri i thotë do ndahemi, motra thotë jetonte me shpresën se dashuria për vajzën e re do i zbehej, tregon një karakter të dobët që pranon shumë gjëra”.

Për mua i ka vrarë babai i pari. Nuk i lë asaj asnjë dritare të hapur, nuk është pak. Ai i ka vrarë i pari fëmijët. Ajo ka dashur të lëndoj atë. Është fati i zi i një vajze të martuar me të fortin e lagjes. Kanë dhunë, tradhti, ngjarje pafund. Ato dy momente që ajo mendonte se e donte shumë, mendonte deri pafundësisht që këtij do t’i mërzitet e reja, kjo tregon se ajo ka qenë një vajzë e formuar dobët. Mund të ketë qenë njeri i çiltër, por pa forcë.

Akti është pjesa më e rëndë, nëse ne na mbushen sytë me lot, sesi ajo nënë ka marrë ato fëmijët zvarrë, është gjëja më e rëndë. Nëna është e ndërtuar për t’i mbrojtur fëmijët e saj deri në fund. Kjo nëna është një plagë në shoqërinë shqiptare. Fati i zi e një vajze shqiptare e brishtë, e martuar me të fortin e lagjes.”-shtoi gazetari Ferdinand Dervishi.

Related Posts

Fansat në merak, çfarë po ndodh me Taynen

Është krijuese hitesh dhe një nga këngëtaret më inovative të gjenerates së re. Tayna ka sjell për publikun një mori hitesh, këngë që kanë krijuar lëvizje të…

Dalin në dritë planet kriminale të Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës për vrasjen e Durim Bamit! Ja kush i ndihmon…

Një kryefjalë e operacionit të SPAK për kapjen e krerëve të krimit të organizuar është edhe Ervis Martinaj. Ervis Martinaj është në aleancë më grupin kriminal të…

Arratisja e Enver Sekiraqës, në fillim të majit u dënua me 25 vjet, por s’ishte në burg – çfarë dihet deri tash

Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, do…

“O bjonde, idiote”/ Ofendimet e Meritonit ndaj Heidit, Romeo: E rëndë, jam i prekur

Romeo ka folur në lidhje me debatet e fundit mes të dashurës së tij Heidit dhe shokut të ngushtë, Meritonit. Ai i cilësoi të rënda ofendimet e…

Ky banor lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother, kompletohet 5-shja finaliste

Është kompletuar 5-shja finaliste e Big Brother Vip Albania 3. Romeos dhe Juliut iu shtuan sot edhe tre finalistë të tjerë. Françeska la sonte shtëpinë e Big…

Ky është personi që humbi jetën pasi u godit nga rryma në Prizren

Një burrë nga Prizreni ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymë. Raportohet se i ndjeri është Rasim Shala, rreth 65-vjeçar. Vdekjen e viktimës e ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *