Pas fëmijëve, gjendet edhe trupi i Alma Arrazit në lumin Buna

Është gjetur edhe trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi, e cila u vetëhodh në lumin Bunë të Shkodrës bashkë me 3 fëmijët.

Trupi i djalit të vogël u gjet paraditen e sotme, ndërsa po ashtu është gjetur edhe trupi i dy vajzave, 9 dhe 8 vjeçe.

Tragjedia ndodhi më 2 maj, kur dyshohet se Alma Arrazi në kushte të rënduara psikologjike, u hodh bashkë me tre fëmijët e saj në lumin Buna.

Trupi i vajzës së madhe, E.Arrazi, 9 vjeç u gjet mbrëmjen e 4 majit nga një peshkatar në lumin Buna. Pasditen e së hënës, polumbarët gjetën trupin e dytë të vajzës së vogël 8 vjeçe jo shumë larg urës së Bunës.

Ndërsa ditën e sotme, 7 maj, u gjet trupi i Almës dhe djalit 3 vjeçar.

Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Almës, është vënë në pranga dhe akuzohet se ka shtyrë gruan drejt vetëvrasjes.

Nga familja e Almës, motra e saj, u ka thënë hetuesve se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj 39-vjeçares e fëmijëve dhe vetëflijimi dyshohet se është pasojë e dhunës në familje.

Sipas dëshmive të tjera, shkaku shihet edhe tek tradhtia me një 18 vjeçare, për të cilën Alma kishte marrë dijeni. Madje pretendohet se Erdgysi e nxirrte live të dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës 9-vjeçe.

Në një njoftim, prokuroria e Shkodrës ka treguar itinerarin e gruas dhe thotë se nga hetimet e deritanishme janë krijuar ‘dyshime të arsyeshme bazuar në prova se Erdgys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e Alma Arrazit, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur.

Gjykata e Shkodrës, vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Erdgys Arrazit.

Related Posts

Çifti i njohur i Big Brother Vip Kosova sonte i japin fund beqarisë

Çifti i njohur, Alisa dhe Urimi, të cilët kanë qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Kosova I” sonte i japin fund beqarisë. Insajderi mëson se çifti i…

64-vjeçari dyshohet se ngacmoi seksualisht një 9-vjeçar në Vlorë

Një 64-vjeçar është nën hetim në Vlorë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçar. Ka qenë një grua që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Vlorë…

“Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit”, Françeska e zhgënjyer nga Heidi

Françeska Murati, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, u shpreh e lumtur për eksperiencën e saj, ndërsa tha se të pestë finalistët e…

‘Më ka rrahur në mes të lagjes’! Nëna denoncon dhunën, djali justifikohet: Dy shpulla ishin!

Rasti i një djali që dhunon nënën dhe vëllanë e tij është përmendur dhe transmetuar në emisionin “Punë Pa Teka” në Top Channel. Nëna e dhunuar ka…

Gruaja s’ja hap derën e dhomës së gjumit burrit pasi ai vjen i dehur në shtëpi, lajmëron policinë

Në 24 orëshin e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Nga një rast është raportuar në Prishtinë dhe Gjakovë, derisa…

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Reperi i njohur Don Xhoni, me emrin e vërtetë Xhonatan Isufi, është kapur dhe gjobitur për shkelje të rregullave të trafikut në kryeqytetin e Shqipërisë. Ngjarja ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *