Plas sherri në Mitrovicë, arrestohen pesë persona

Një konflikt verbal mes disa personave eskaloi sot në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë, ku u ekspozuan edhe armët e zjarrit. Policia ka intervenuar dhe ka arrestuar pesë të dyshuarit dhe dy prej tyre tashmë ndodhen në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, dy të dyshuar për ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’ janë dërguar në mbajtje, ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe mbi 30 fishekë.

“Sot, me datën 06 mars 2024, rreth orë 09:25, policia në Mitrovicën Jugut, ka pranuar informatën për një mos marrëveshje ndërmjet disa personave e ndodhur në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në mosmarrëveshje.

Rrjedha hetimore ka rezultuar në dyshime të bazuara se në rast ishin ekspozuar edhe armë zjarri. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe ( 31) fishek.

Pas intervistimit, të dyshuarit A .A., 66 vjeçar, për veprën penale , “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armëve” me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndalimi policor i është caktuar edhe të dyshuarit L. Xh., 33 vjeçar, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa tre nga të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.” – ka njoftuar Policia.

Related Posts

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP3. Ai u shpall finalist në mënyrë jo të zakontë. Ishte Egla…

YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë

Një nga veturat hiper sportive më të mira nuk qëndroi shumë në duart e një vozitësi të famshëm. Edmond Breseghian, i njohur si Mondi në YouTube, kishte…

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

I burgosuri që u arratis tetë herë nga burgu, Faton Hajrizi, rrëfen se si arriti të ikë një herë edhe nga kampi ushtarak amerikan “Bondsteel”. Arratisjen e…

Zhduket vajza 16-vjeçare nga Ferizaj, babai raporton se nga mbrëmë s’dihet asgjë për fatin e saj

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e…

Atentat mafioz në Selanik – vritet 41-vjeçari, mes autorëve ishte edhe një grua

Goditje qorre, njëra në shpinë dhe tjetra në shpatull, ka marrë një 41-vjeçar i cili u qëllua për vdekje në mes të rrugës në Stavroupoli të Selanikut…

Ky është 60 vjeçari që vdiq në një hotel në Prizren pasi pësoi sulm në zemër

Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *