Shkoi me mërgimtarin në motel, ia vodhi krejt çka kishte dhe iku – kapet pas rreth një viti 25-vjeçarja

Grabitjet e vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare janë bërë një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës, që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Një rast i tillë, por jo fort i zakontë kishte ndodhur në një motel në prill të vitit të kaluar dhe tek tash është arrestuar personi i dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

E dyshuara 25-vjeçare që dyshohet se ia kishte vjedhur paratë dhe gjësendet me vlerë mërgimtarit me të cilin kishte qëndruar në një motel në Fushë Kosovë, tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.Haxha, e cila është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, por nuk është deklaruar fare lidhur me rastin, duke u mbrojtur në heshtje.

Ndaj saj janë ngritur dyshimet se në prill të vitit 2023, në motelin ‘Diamonds’, ia kishte vjedhur viktimës stolitë që kapnin vlerën e rreth 20 mijë eurove, paratë, telefonin e të gjitha dokumentet.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka arritur të sigurojë edhe prova, që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarës në rast.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

/GazetaSinjali/

Related Posts

Shiko meçin te komenti i pare:

{ “ns”: “yt”, “el”: “embedded”, “cpn”: “IxJX30UfLBl766yP”, “ver”: 2, “cmt”: “15812.904”, “fmt”: “244”, “fs”: “0”, “rt”: “10.316”, “euri”: “https://goalweb.nl/”, “lact”: 1, “live”: “dvr”, “cl”: “629415309”, “mos”: 0,…

Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, të rejat e fundit nga hetimet për këtë rast

Më 30 prill të këtij viti, në stacionin policor në Rahovec një vajzë e re kishte raportuar se i kanë humbur kontaktet me nënën e saj. Bëhet…

“Qeveria Kurti po tenton ta përmbys Ferizajn” – PDK me aksion peshkimi në rrugë

Rinia Demokratike e Kosovës, ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni duke peshkuar. Ky aktivitet është bërë kundër ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për shkak të gjendjes…

Rasti i Valmir Bosit- Tiktokeri Fire lajmërohet nga burgu: E bëra për shaka

Katër ditë më parë një video e tmerrshme filloi të shpërndahet në platformat sociale. TikTok-eri i njohur si “Valmir Bossi” kishte afruar pranë kamerës një fëmijë të…

Arbenita Ismajli feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush modelja

Arbenita Ismajli feston sot ditën e lindjes dhe mbush plot 26 vjeç. Ajo është nënë e vogëlushes Nina dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën…

Rusia fut Zelenskyn në listën e personave të kërkuar

Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është publikuar në bazën e të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *