Balla për tragjedinë në Shkodër: Viktimat të dënoncojnë dhunën

Ministri i Brendshëm i Shqipwrisw, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj të mitur dyshohet të jenë vetëmbytur në lumin Bunë, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Balla është shprehur se ka dyshime të forta që vetëvrasja të jetë nxitur nga dhuna në familje dhe presioni psikologjik.

“Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, na ka tronditur të gjithëve. Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik”, shkroi ai.

Balla apeloi që të gjithë viktimat e dhunës duhet ta denoncojnë atë, duke shtuar se dhuna ndaj grave nuk është më një çështje private, por ajo duhet të bëhet publike.

Related Posts

Usyk e shokon Furyn, gati e nokautoj në rundin e 9-të, britaniku u shpëtua nga zilja

Në raundin e 9-të Usyk ka dominuar duelin. Britanikun Fury e shpëtoi për pak zilja pa u nokautuar. Ndeshjen mund ta shihni Këtu.

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Edicioni i fundit i “Big Brother VIP” ka arritur në pikën e tij kulmore me një gjysmëfinale të mbushur me emocione dhe një fillim madhështor që ka…

Kryeprokurori Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashur që të komentojë zhvillimet lidhur me rastin e Sekirarës. “Nuk dua të komentoj, ne e kemi…

E RËNDË/ Pitbulli i familjes kafshon foshnjën 5 muajsh nē krahët e gjyshes, i vogli humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një foshnjë pesë muajshe është kafshuar nga pitbulli i familjes. Fatkeqëqsisht foshnja ka humbur jetën. Sipas medieve italiane,…

Arratisja e Sekiraqës, flet avokatja: Policia nuk e ka gjetë në shtëpi

Kosovare Kelmendi, avokate e Enver Sekiraqës, ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e klientit të saj. Megjithatë, Kelmendi ka thënë se, ndonëse nuk kontestohet se…

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, që në Gjykatën Kushtetuese ta dërgojë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *