Familja i kishte humbur prej dy ditësh, 31-vjeçari pinte kafe i qetë në lokal me miqtë e tij. Çfarë deklaruan ata

Policia e Shkodrës ka arrestuar Ergys Arrazin si shkaktar të vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij. Por 31-vjeçari nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, ai është parë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke qëndruar nën shoqërinë e miqve në lokal, i pa shqetësuar.

Jashtë kamerave, miqtë e tij, deklarojnë se ai nuk ka shfaqur asnjë lloj shqetësimi, madje është dukur krejtësisht i qetë.

I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin. Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim.

Arrazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë. Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar duke konsumuar një kafe me Ergys Arrazin dhe kanë zhvilluar një bisedë e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arrazi. Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.

Related Posts

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Edicioni i fundit i “Big Brother VIP” ka arritur në pikën e tij kulmore me një gjysmëfinale të mbushur me emocione dhe një fillim madhështor që ka…

Kryeprokurori Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashur që të komentojë zhvillimet lidhur me rastin e Sekirarës. “Nuk dua të komentoj, ne e kemi…

E RËNDË/ Pitbulli i familjes kafshon foshnjën 5 muajsh nē krahët e gjyshes, i vogli humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një foshnjë pesë muajshe është kafshuar nga pitbulli i familjes. Fatkeqëqsisht foshnja ka humbur jetën. Sipas medieve italiane,…

Arratisja e Sekiraqës, flet avokatja: Policia nuk e ka gjetë në shtëpi

Kosovare Kelmendi, avokate e Enver Sekiraqës, ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e klientit të saj. Megjithatë, Kelmendi ka thënë se, ndonëse nuk kontestohet se…

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, që në Gjykatën Kushtetuese ta dërgojë…

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Julie McFadden është një infermiere e regjistruar në Los Angeles, e specializuar në kujdesin paliativ (kujdes i specializuar mjekësor që fokusohet në lehtësimin e dhimbjes dhe simptomave…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *