“Oh kuku baba bre…”/ Publikohen pamjet nga vendi ku dyshohet se ra aksidentalisht i moshuari që humbi jetën në lumin Morava

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të pikës së kalimit kufitar Dheu i Bardhë, ku një person dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Morava.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima është një 69-vjeçar nga komuna e Ferizajt.

Sipas Hashanit, i ndjeri ishte nisur bashkë me djalin dhe vajzën e tij me veturë në drejtim të pikës kufitare Dheu i Bardhë, por në afërsi të parkingut kishte shkuar te lumi dhe aty dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”, tha ai.

Hashani njoftoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me rastin. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës- hetimet rajonale në Gjilan”, përfundoi ai.

Ndërkohë aktivistët e peshkimit kanë publikuar pamjet nga vendi ku dyshohet se ndodhi ngjarja tragjike.

“Një njeri i vdekur kalon per rreth neve gjat peshkimit ne formë thesi i zi duke mos levizur dhe duke mos e ditur se qfarë eshte, por pasi degjoj një zë o kuku baba breh, atëher fillojmë ta nderpresim peshkimin dhe fillojme te vrapojmë bashke me policin e Kosovës pas tij, dhe hyjmë deri teritor #SERRBISË ku qellon ne atë pjesë një shqiptar dhe hyn ne ujë e nxjerr trupin e tijë për te cilin na thane se ishte i pa jetë 05/03/2024 Lumi Morava”, thuhet në postimin e aktivistëve.

Related Posts

Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, të rejat e fundit nga hetimet për këtë rast

Më 30 prill të këtij viti, në stacionin policor në Rahovec një vajzë e re kishte raportuar se i kanë humbur kontaktet me nënën e saj. Bëhet…

“Qeveria Kurti po tenton ta përmbys Ferizajn” – PDK me aksion peshkimi në rrugë

Rinia Demokratike e Kosovës, ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni duke peshkuar. Ky aktivitet është bërë kundër ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për shkak të gjendjes…

Rasti i Valmir Bosit- Tiktokeri Fire lajmërohet nga burgu: E bëra për shaka

Katër ditë më parë një video e tmerrshme filloi të shpërndahet në platformat sociale. TikTok-eri i njohur si “Valmir Bossi” kishte afruar pranë kamerës një fëmijë të…

Arbenita Ismajli feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush modelja

Arbenita Ismajli feston sot ditën e lindjes dhe mbush plot 26 vjeç. Ajo është nënë e vogëlushes Nina dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën…

Rusia fut Zelenskyn në listën e personave të kërkuar

Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është publikuar në bazën e të…

Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë në shpinë dhe në shpatull dhe për pasojë nuk ka arritur të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *