Pesë zolla janë gjetur në afërsi të Manastirit të Banjskës.
Kjo është konfirmuar për Gazeta10 nga Veton Elshani zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, .
Sipas tij, zollat e gjetura sot mund të jenë nga sulmi i fundit i 24 shtatorit.
“Janë gjetur pesë zolla, ka mundësi që janë nga sulmi i fundit i 24 shtatori”, ka thënë Elashi.
Kutjojmë që pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar, në këtë zonë policia e Kosovës ka gjetur municione të ndryshme armatimesh. /Gazeta10/