Ky është 37 vjeçari që dyshohet se tentoi ta djeg shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë

Të premten në mbrëmje dy persona kanë tentuar t’i vënë zjarr shkollës “Meto Bajraktari”.

Gazeta Sinjali ka mësuar se i dyshuar për këtë rast është: Albert Broshaj, 37-vjecar.

Për rastin ka folur edhe Komuna e Prishtinës, e cila e ka dënuar këtë akt dhe ka kërkuar që organet e rendit të gjejnë të dyshuarit dhe të njëjtit të dërgohen para organeve gjyqësore.

“Mbrëmë në Shkollën “Meto Bajraktari” dy persona kanë tentuar t’i vënë zjarr objektit përmes hedhjes së lëndëve djegëse. Paraprakisht ishin thyer edhe dritaret e shkollës duke dëmtuar kësisoji pronën publike. E dënojmë ashpër këtë akt vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të gjejnë kryesit e kësaj vepre dhe që ata të marrin dënimin e merituar nga organet e sistemit gjyqësor. Motivet e këtij akti duhet të zbulohen”, thuhet në reagim.

Drejtoria e Arsimit është në kontakt me Policinë e Kosovës, e cila është angazhuar për identifikimin e këtyre personave dhe do të na njoftojë së shpejti me rezultatet e hetimit.

“Mbesim të indinjuar nga ky sulm kriminal mbi objektet shkollore si institucione të zhvillimit e mësimit për më të dashurit tanë pra fëmijët”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në raportin 24 orësh të Policisë, është bërë e ditur se dy persona të panjohur ishin të maskuar, dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet në raportin e Policisë.

Related Posts

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt

Media greke ka publikuar videon e momentit kur Enklejda Danaj u vra nga ish bashkëshorti I saj më 16 maj 2024. Krimi ndodhi në mëngesin e të…

“Nuk shoh kimi…”/ Paloma komenton lidhjen e Heidit dhe Romeos: Lidhja e tyre nuk do zgjasë jashtë

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur…

“Mamaja më thoshte vdis te burri”/ Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dh*nën nga ish-bashkëshorti

Rita Lati ka rrëfyer peripecitë e jetës, sesi iu desh të rriste e vetme Rozën dhe dhunën që ka përjetuar në familje. E ftuar në “Cherry on…

U vra nga ish-bashkëshorti dhe u la në mes të rrugës në Athinë, përcillet për në banesën e fundit Enkelejda Limaj

Familjarë dhe të afërm të 40- vjeçares Enkelejda Limaj, i kanë dhënë këtë të shtunë lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjell në Vlorë. 40-…

Intervista e Afronës me Bleron në pikëpyetje, ja çfarë po ndodh

Intervista e Afronës me Bleron është në pikëpyetje se a do të publikohet. Javë më parë, bukuroshja Afrona Dika paralajmëroi intervistën me Bleron, e para paraqitje bashkë…

Shembet dheu në rrugën Klinë-Gjakovë, pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu, mëngjesin e sotëm. Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe se është e pakalueshme. Nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *