Dy ditë pas ngjarjes së rëndë e cila rrezikoi të përfundojë tragjikisht për të riun, Pajtim Gashi, i dyshuari për rastin, Shkumbim Sekiraqa, ende nuk ka rënë në duart e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Në media ka filluar që të shfaqet edhe fotografin me portretin e Sekiraqës, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri Gashin.
Ndryshe, në kuadër të zhvillimit të hetimeve për incidentin e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në rrugën ‘Bedri Shala’ në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme është bastisur shtëpia e të dyshuarit, Shkumbim Sekiraqa.
Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, teksa as Sekiraqa nuk është hasur në atë lokacion.