E rrahu qenin e tij me grushte, arrestohet djali i pronarit të “Magic Ice”

Ditë më parë në mediat kosovare u publikua një video e tmerrshme.

Në të shihej një burrë duke rrahur një qen të vogël.

Ai e kishte kapur qenin, e kishte ngritur lart, e godiste me sa fuqi që kishte dhe nuk e linte të largohej.

Këto pamje të rënda skandalizuan një pjesë të audiencës, sidomos aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve dje ka dorëzuar kallxim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Si rezultat policia është autorizuar të filloj hetimet dhe keqtrajtuesi që shihet në video është identifikuar.

Sipas, njoftimit të Fondacionit, i njejti dje ishte i lirë madje as nuk ishte marrë në pyetje nga policia.

Ndërkaq, sot kjo organizatë ka njoftuar se, zyrtarisht janë informuar se sot rreth orës 09:50 i dyshuari është arrestuar. Është kontrolluar edhe vendbanimi i tij por qeni që është keq trajtuar nuk është gjetur aty.  Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Qeni i shkretë nuk gjendet dhe me shumë gjasë ose ka vdekur nga lëndimet e rënda ose është dërguar dikun pasi që Policia ka marrë urdhër për ta arrestuar personin 4 ditë pas keqtrajtimit të qenit”, thuhet tutje në postimin e Fondacionit.

Personi i dyshuar raportohet të jetë Ardit Aliu, i biri i pronarit të firmës “Magic Ice”.

Ndërkaq, të hënën është paralajmëruar mbajtja e një proteste në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ora 12:00.

Protesta do të mbahet nën marshin “UNË NUK KISHA FORCË TË MBROHEM, PO TI BËHU ZËRI IM!!!”.

 

Related Posts

Donika Gërvalla konfirmon se Kosova mbetët jashtë agjendës së KiE-së

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE-së nuk u mor vendim që të thirret një mbledhje…

Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Haradinaj ka thënë se dështimi i faturohet kryeministrit Albin…

Baby G hap zemrën me rrëfimin e saj prekës: Më ka vdekur një vëlla!

Në puntatën e sotme, është shfaqur një klip i një prej fermereve. Bëhet fjalë për Baby G e cila ka bërë një rrëfim prekës të jetës së…

E ngacmojnë se nuk “di të lexojë”, zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Banori i BBVA Romeo Veshaj shpesh herë është kritikuar nga banorët e tjerë për faktin që dinte të lexonte mirë. Në një video që po çarkullon nëpër…

Pas eliminimit nga “BBV3”, Erjola ka dy fjalë për publikun

Pak ditë më parë, Erjola u eliminua prej garës së “BBV3”. Ajo ishte një ndër personazhet më të preferuar për publikun dhe krijoi dinamika ngjarjesh për sa…

I dashuri e detyron të marrë kredi për nënën e sëmurë, vajza bie pre e mashtrimit

Marrëdhëniet në çift janë gjithmonë sensitive. Anxhelina 29 vjeçare nga qyteti i Tiranës i është drejtuar emisionit ‘Piranja’ pasi ka rënë pre e një mashtrimi nga i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *