Lutfi Haziri skeptik për anëtarësim në KiE me 16 maj: Mosbesimi ndaj kësaj qeverisje është bërë fakt

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Harizi nuk pret rezultate të mira nga votimi i 16 majit në Komitetin e Ministrave të KiE-së.

Kështu tha vetë ai në një paraqitje televizive për Blic Interview e ku komentoi çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, shkak për këtë duket të jetë mosbesimi që është krijuar ndaj qeverisë aktuale.

“Vështirë e besueshme që do t’i arrijmë këto objektiva me 16 maj pëkundër zotimit me letër të kryeministrit për herë të parë karshi faktorit ndërkombëtar. Një raport i punuar me kujdes dhe i mirë i Dora Bakoyannis që po del një mbështetëse e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane realisht por mosbesimi ndaj kësaj qeverisje është bërë fakt.

Nuk pranohen vetëm zotimet me letra pa veprimet konkrete dhe kjo nënkupton tani përmes dy telefonatave të fundit që vijnë nga Franca dhe Gjermania që janë dy shtete kryesore në BE lidhue me nevojën që qeveria e Kosovës të bëjë veprim konkret. Ky veprim konkret është që draft-Statuti i Asociacionit të bëhet dokument i Kosovës, mos të quhet më evropian, dhe kjo bëhet përmes vendimit në qeveri dhe hapi konkret është dërgimi i këtij dokumenti në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, tha ndër të tjerash ai.

Related Posts

Donika Gërvalla konfirmon se Kosova mbetët jashtë agjendës së KiE-së

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE-së nuk u mor vendim që të thirret një mbledhje…

Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Haradinaj ka thënë se dështimi i faturohet kryeministrit Albin…

Baby G hap zemrën me rrëfimin e saj prekës: Më ka vdekur një vëlla!

Në puntatën e sotme, është shfaqur një klip i një prej fermereve. Bëhet fjalë për Baby G e cila ka bërë një rrëfim prekës të jetës së…

E ngacmojnë se nuk “di të lexojë”, zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Banori i BBVA Romeo Veshaj shpesh herë është kritikuar nga banorët e tjerë për faktin që dinte të lexonte mirë. Në një video që po çarkullon nëpër…

Pas eliminimit nga “BBV3”, Erjola ka dy fjalë për publikun

Pak ditë më parë, Erjola u eliminua prej garës së “BBV3”. Ajo ishte një ndër personazhet më të preferuar për publikun dhe krijoi dinamika ngjarjesh për sa…

I dashuri e detyron të marrë kredi për nënën e sëmurë, vajza bie pre e mashtrimit

Marrëdhëniet në çift janë gjithmonë sensitive. Anxhelina 29 vjeçare nga qyteti i Tiranës i është drejtuar emisionit ‘Piranja’ pasi ka rënë pre e një mashtrimi nga i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *