Dëshmia tronditëse për masakrat greke ndaj shqiptarëve: Burrat ishin vrarë, dy fëmijët çam vdiqën në duart e nënës që mbahej peng nga forcat zerviste (VIDEO)

Hedo Nexhipi Hamzaj lindi në vitin 1931 në Vërsel, kazaja e Filatit. Nëna e saj erdhi në Shqipëri pas një rrugëtimi rraskapitës me vajzën 13 vjeçe, dhe dy djemtë 7 dhe 5 vjeç.

Hedo, sot 93 vjeçe, e ndjen ende si atë ditë goditjet me pushkë në kurriz. Pasi u larguan nga shtëpitë e tyre, babai vendosi të ktheheshin në Filat. Ai nuk mund të linte vetëm motrën me fëmijët, megjithë paralajmërimet se do të kishte genocid.

‘Na kapi greku. Tortura të mëdhaja, dhe një triko që kisha veshur ma morën dhe më lanë vetëm me një fije. Atë natë erdhën babai, burri hallës dhe xhaxhai im, i morën grekët me automatik. Unë dhe vëllai im e kapën për këmbë duke ulëritur mos ma merrni…mbase edhe tani më dhemb kurrizi nga të gjuajturit me pushkë nga mbrapa…’ u shpreh Hedo Nexhipi, u shpreh Hedo Nexhipi, e mbijetuar i makarës së Çamërisë.

Hedo është ndoshta një nga dëshmitaret më të rritura që janë ende në jetë të asaj kohe. Asokohe 13 vjeçe, ajo tregon se të gjithë çamët që kishin kapur në Filat, të cilët ishin vetëm gra, fëmijë dhe pleq përjetuan një dhunë makabre. Ajo, e kuptonte mjaft mire çfarë po ndodhte. Sot, jep një dëshmi të forte që do ti shërbejë të vërtetës historike mbi torturat ndaj shqiptarëve.
‘Nënat tona u rrahën me shkelme, zhveshur lakuriq ku i keni florinjtë, nëna ime kishte në vesh dy lira si vathë. Ia këputi me gjithë veshë pastaj tjetrin ia la se u mbulua me gjak’ u shpreh Hedo Nexhipi, e mbijetuar i makarës së Çamërisë
Më dramatike për të është ngujimi në Kotofio të Filatit, ku i mbajtën robër.

‘Atje kemi ndenjur 40 ditë, pa hangër pa pirë, njëherë në 24 orë na sillnin një gjellë me bizele me miza, hiqnin mizat dhe hanim…’ u shpreh Hedo Nexhipi, e mbijetuar i makarës së Çamërisë. Shumica e fëmijëve gjatë këtij ngujimi vdiqën nga mosushqyerja. Kjo zonjë që përjetoi dhunën aso kohe i mbijetoi urisë, falë ndihmesës që iu dha një mik grek i babait nga Filati. Kur e mori vesh se çfarë u kishte ngjarë, shkoi i gjeti mes çamëve të tjerë dhe u tha të shkonin tek ai që të ushehheshin për të mbajtur frymën gjallë.
‘Edhe dilnim hapnim telat, shkonim e merrnin dhe ia sillnim mamasë.

Atje ç’më kanë parë sytë, tani që ju po më pyesni më vijnë të gjitha ndërmend. Qante fëmija bukë, bukë dhe nëna shikonte…më vjen një nënë dërmend, nga Dolani ishte po them që ta dëgjojnë, që kishte dy fëmijë një 7 vjeç një 10 vjeç, i vdiqën të dy nga buka dhe i hodhën në kanal. Ajo nënë nuk më harrohet, ka ulëritur natë e ditë’ u shpreh Hedo Nexhipi, e mbijetuar e makarës së Çamërisë./TCH

Related Posts

“Ai nuk di të dijë të lexojë”/ Fituesi i “BB” shpërthen ndaj Romeos: TURP per SHQIPERINE nëse fiton ai

Anaid Kaloti ka deklaruar se nëse e fiton aktori Romeo Veshaj këtë edicion të tretë të reality show-t, ‘do të ishte një traumë për shoqërinë shqiptare’. Teksa…

Politikani gjerman shfaqet duke lëpirë tualetet publike, video bëhet virale

Video shqetësuese e një politikani gjerman është bërë virale, pasi ka regjistruar veten në një banjë publike në Gjermani, teksa po lëpinte tualetin Video shqetësuese e një…

Pas konflikteve me familjarët për pronën, 38-vjeçari mbyll dyert dhe i vë flakën xhamisë, 11 të vdekur

Të paktën 11 besimtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një burrë sulmoi një xhami në Kano të Nigerisë. Sipas BBC, një burrë dyshohet…

Familja e dinte të vdekur, burri gjendet gjallë pas 27 vitesh 100 metra larg shtëpisë! Qeni rrinte afër bodrumit ku e kishin mbyllur

Një adoleshent i cili u rrëmbye 27 vjet më parë, është gjetur i gjallë në bodrumin e banesës së fqinjit të tij, vetëm 100 metra larg familjes….

“Më në fund evropianët po përqafojnë politikën e Trump për Kosovën”, Grenell i gëzohet letrës së tre liderëve ndaj Qeverisë

Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i…

Delet nxënëset më të reja në shkollë, i regjistruan që mos të mbyllet klasa

Mungesa e nxënësve në një shkollë në Nitting-Voyer-Hermelange të Francës verilindore, i ka shtyrë prindërit e nxënësve drejt një zgjidhjeje të padëgjuar më parë për të shmangur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *