Gara e vdekjes, ngritët aktakuzë ndaj dy të rinjve për aksidentin me tri viktima në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe I.H., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Bëhet fjalë për Arlind Sylë dhe Irfan Hotin që ishin arrestuar pas aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbetën të vdekur tre të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Aksidenti tragjik kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar dhe pak muaj pas Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzën kundër dy të dyshuarve.

Sipas aktakuzës, të pandehurit A.S., dhe I.H., me datë 16.12.2023 rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht në kilometrin e pesëmbëdhjetë (15) të saj nga aksi rrugor ‘’Prizren-Veri’’ në drejtim të aksit rrugor ‘’Prizren Jug’’ ku shpejtësia e lejuar e lëvizjes është 120 km/h, në bashkëkryerje veprojnë në kundërshtim me Ligjin nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike.

Ashtu që i pandehuri i parë, A.S me automjetin A rreshtohet në shiritin e majtë të rrugës, derisa i pandehuri i dytë, I.H me automjetin B rreshtohet në shiritin e djathtë të rrugës dhe fillojnë zhvillimin e garës, me ç’rast duke lëvizur paralelisht me automjetet e tyre, me një shpejtësi dukshëm më të madhe në raport me shpejtësinë e lejuar, i akuzuari i parë humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin C, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të autostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës, gjegjësisht viktimat: N.B., M.D., dhe L.S., dhe në të njëjtën kohë u shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarve: M.Z., dhe B.P., si dhe lëndime të lehta trupore të dëmtuarit S.Z., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke ndjekur zhvillimin e garës së kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Related Posts

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi

Ka ndërruar jetë Rrustem Palushi ai ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës, shkruan Periskopi. Lajmin për vdekjen e Palushit e ka konfirmuar Sindikata e Policisë së Kosovës,…

Molliqaj për KiE: S’po na kushtëzojnë me marrëveshjen e Thaçit e Mustafës por me atë të Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kushtëzimet për anëtarësim në Këshill të Evropës ndërlidhet me pranimin e marrëveshjes nga kryeministri Kurti në Ohër…

“Ai nuk di të dijë të lexojë”/ Fituesi i “BB” shpërthen ndaj Romeos: TURP per SHQIPERINE nëse fiton ai

Anaid Kaloti ka deklaruar se nëse e fiton aktori Romeo Veshaj këtë edicion të tretë të reality show-t, ‘do të ishte një traumë për shoqërinë shqiptare’. Teksa…

Politikani gjerman shfaqet duke lëpirë tualetet publike, video bëhet virale

Video shqetësuese e një politikani gjerman është bërë virale, pasi ka regjistruar veten në një banjë publike në Gjermani, teksa po lëpinte tualetin Video shqetësuese e një…

Pas konflikteve me familjarët për pronën, 38-vjeçari mbyll dyert dhe i vë flakën xhamisë, 11 të vdekur

Të paktën 11 besimtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një burrë sulmoi një xhami në Kano të Nigerisë. Sipas BBC, një burrë dyshohet…

Familja e dinte të vdekur, burri gjendet gjallë pas 27 vitesh 100 metra larg shtëpisë! Qeni rrinte afër bodrumit ku e kishin mbyllur

Një adoleshent i cili u rrëmbye 27 vjet më parë, është gjetur i gjallë në bodrumin e banesës së fqinjit të tij, vetëm 100 metra larg familjes….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *