Një grua ka vdekur derisa ishte duke punuar në një furrë buke në Mitrovicë të Veriut, shkruan Periskopi.
Lajmin e kanë konfirmuar për Periskopin nga Policia e Kosovës.
Vdekja sipas Policisë së Kosovës dyshohet të ketë qenë natyrale por hetimet do të vazhdojnë.
“Rreth orës 13:15 policia është njoftu se në një furrë në lagjen e boshnjakëve është një person i shtrirë pa ndjenja. Personi e cila besohet të jetë punëtore në këtë furrë është dërguar me ndihmë të parë në Spitalin e Mitrovica Veri ku mjeku kujdestar ka konstatu vdekjen e saj. Rasti trajtohet si vdekje e dyshimt dhe trupi është dërgu për autopsi në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e policisë.