Studiuesi që testoi ADN-në e ‘mumjeve aliene’ thotë se zbulimi i tij ‘ndryshon kursin e historisë’

Gjetjet e njohura si ‘mumjet Nazca’ në Peru kanë qenë për disa kohë objekt debatesh mes studiuesve.

Madje një prej tyre që thotë se ka analizuar përbërien gjenetike të mumjeve, shton se zbulimet mund të sjellin një tjetër botëkuptim për historinë.

Ky sigurisht është një pretendim i fortë prandaj do të duhen prova për ta mbështetur, shkruan rrjeti britanik Ladbibble.

Ufologu Jamie Maussan kishte prezantuar më parë një ‘mumje aliene’ të quajtur Montserrat e cila kishte duar e këmbë me nga tre gishta.

Jois Mantilla gjithashtu ka punuar me mumjet e gjetura në disa vendndodhje në Peru, për identifikimin e origjinës së tyre.

Mantilla beson se ‘mumjet Nazca’ datojnë prej mijëra vjetësh dhe më parë ecnin mes njerëzve, pa thënë nëse ishin alienë apo jo.

Por megjithëse Maussan e Mantila thonë se kanë prova për kërkimet e tyre mbi krijesat misterioze, shumë kritikë të tjerë i kanë thënë hapur se ato janë asgjë më shumë se kukulla të sajuara për të tërhequr vëmendje.

‘Mumja’ Monserrat e prezantuar më së fundmi është rreth 1 metër e gjatë dhe raportohet se ishte shtatzënë kur kishte vdekur. Ajo ka një pamje tipike alienve të filmave, me kokë të harkuar dhe gjymtyrë të gjatë.

Studiuesi peruan shpjegonte: “Kjo ADN e e dokumentuar tregon se vetëm kombinimi i katër geneve ka krijuar një qenie.

“Kjo nuk mund të arrihet me teknologjinë tonë, edhe sikur të kishim miliarda në dispozicion.”

“Ka prova fizike se njerëzit dikur kanë bashkëjetuar me specie të ngjashme me tonën, dhe kjo mund të ndryshojë kursin e historisë”, shtonte ai.

Por jo të gjithë ishin të bindur për ‘provat’ e tij.

Flavio Estrada, i institutit shtetëror peruan te historisë, deklaroi: “Ato nuk janë as jashtë-tokësorë, as brenda-tokësorë, nuk janë një specie e re dhe as një specie hibride”.

“Ato nuk janë asgjë nga çfarë na kanë thënë këta pseudo-shkencëtarë vitet e fundit.”

“Kjo është vetëm një histori e sajuar”, tha studiuesi që nuk impresionohej kollaj, duke shtuar se janë vetëm kukulla të krijuara me kocka kafshësh të ngjitura së bashku. /Top Channel

mumja aliene
Ufologu Jamie Maussan kishte prezantuar më parë një ‘mumje aliene’ të quajtur Montserrat e cila kishte duar e këmbë me nga tre gishta.
Por Flavio Estrada tha: “Ato nuk janë asgjë nga çfarë na kanë thënë këta pseudo-shkencëtarë vitet e fundit. Kjo është vetëm një histori e sajuar”, tha studiuesi që nuk impresionohej kollaj

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *