Plagoset një shqiptar në Bruksel

Një 44-vjeçar shqiptar u qëllua me armë zjarri në një kafene mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel.”Policia e veriut në Bruksel, u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30. Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën”, njoftoi policia, përcjell klankosova.tv.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet një burrë me kapuç që ka kaluar para viktimës dhe në një moment është kthyer me shpejtësi dhe më pas ka qëlluar 4 herë. Dy nga plumbat e kapën viktimën në kokë. Më pas autori u largua me shpejtësi. Viktima i identifikuar si Agustin Kaza ndodhet në gjendje kritike për jetën, njoftoi prokuroria e Brukselit përmes një komunikate për media.

”Prokuroria publike e Brukselit ia ka referuar një gjyqtari hetues akuzën për atentat në tentativë. Në vendngjarje ka dalë gjyqtari hetues i shoqëruar nga zëvendësprokurori i Mbretit në detyrë dhe laboratori i policisë gjyqësore federale në Bruksel.Hetimi, i cili iu besua seksionit të vrasjeve të policisë gjyqësore federale në Bruksel, është në vazhdim, me qëllim përcaktimin e rrethanave të sakta të këtyre fakteve, kontekstin e tyre dhe kapjen e autorit(ve)”, njoftoi prokuroria belge, sipas Lapsi,al.Kaza ndodhet në gjendje kome dhe se autoritetet dyshojnë se pas atentatit qëndrojnë çështje kanunore. Edhe policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet belge.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *