Viktimat e aksidentit në Shirokë të Suharekës janë 20 dhe 31-vjeçar nga Prizreni

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident që ndodhi sot mes një motoçiklete dhe një veture në Shirokë të Suharekës.

Nga policia e Prizrenit kanë treguar se të dyshuarit janë të rinj.

“Njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar. P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit.

Drejtori i Policisë në Prizren Faton Aliu ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Ai ka treguar se dy personat që kanë vdekur kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë drejtori Aliu.

Related Posts

Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është liderja më e besuar në rajon. Të dhënat e nxjerra nga organizata amerikane IRI (International Republican Institute), kanë renditur…

“Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën time?” Detaje të reja rreth tragjedisë në Shkodër

Momenti teksa Alma Arrazi ndahet me kunatën Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të…

Ledioni drejtuar Romeos: Më shumë reagove për Erjolën sesa për Heidin

Kjo javë ka pasur në qendër debatin mes Gracianos dhe Heidit, ku balerini i ka kujtuar të shkuarën Heidit. Ai i ka kujtuar disa ish-banorë, me të…

“Mirë që nuk na morën kokën”/ Adrola Dushit i ndodh e papritura

Modelja e njohur, Adrola Dushi është përballur më një situatë aspak të këndshme ditën e sotme. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit,…

Ish banorja e “Big Brother” humb babin: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet një statusi…

Arifi: VV’ja nuk i fiton më mbi 50%, zgjedhjet janë rrugëdalja e kësaj Qeveri të paaftë

Njohësi i çështjeve politike thotë se, mbrëmë as kryeministri Kurti dhe as kryetari i PDK-së, Krasniqi, nuk ishin të qartë rreth datës se kur do të mbahen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *