Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri Albin Kurti për të mos u takuar me sindikatat.

Jasharaj tha në një komunikatë për media se Nagavci po vazhdon “me heshtjen” dhe se “i ik ende takimeve”.

“Ti para pak ditësh duke iu përgjigjur medieve deklarove se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK-un e me të tjerët në shërbim të arsimit dhe ne të nisëm prapë një kërkesë më 22 prill duke menduar se ju dhe Qeveria keni ndryshuar qasje ndaj sindikatave dhe dialogut, por përgjigja nga Kabineti yt mungoi. Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat edhe mediat e nderuar i publikuan. Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe i ik ende takimeve me ne, por tregoje të vërteten para medieve. Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindikatat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut ka paralajmëruar se më 1 maj do të mbahet protestë për shkak që, siç thonë, Qeveria s’i ka mbajtur premtimet për kushtet e mësimdhënësve. Nga SBASHK-u kanë paralajmëruar edhe grevë nga 1 shtatori, siç ndodhi në vitin 2022.

Related Posts

Olta Gixhari “bën bashkë” Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn

Olta Gixhari po shijon ditët e fundit të shtatzanisë larg Shqipërisë, në Spanjë. Siç shihet dhe nga fotot që aktorja s’ka nguruar të publikojë përgjatë gjithë shtatzanisë…

Gresa Hoti lajmërohet nga pushimet në Ibiza, ekspozon asetet e saj të bollshme!

Modelja e njohur shqiptare, Gresa Hoti, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi verore që tërheqin vëmendjen, të marra gjatë pushimeve të saj në…

Sveçla bën kajak në Liqenin e Ujmanit, përdor platformën në villën e Radojiçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë të dielë ka zgjedhur të merret me sport. Ai bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës kanë…

Dyshimet se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Erjola Doçi u eliminua ditën e djeshme (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania 3. Moderatorja pas aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon dhe pas…

Prindi pretendon që policia ia sulmoi djalin, dërgon foto e lëshon akuza kundër tyre

B.V një qyetar nga Prishtina po pretendon se djali i tij së bashku më një shok janë maltretuar e rrahur keq nga Njësia Speciale në Prishtinë. Prindri…

Abdixhiku ‘godet’ Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova

Kryetari i LDK-së,  Lumir Abdixhiku, në një tubim me qytetarët në Suharekë ka shprehur pakënaqësi ndaj punës së Qeverisë Kurti. Sipas tij, është dorëzim me “ja dhanë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *