Daily Mail: Kosovari me nënstetësi angleze po mbahet në një burg ferri në Serbi, situata është shumë serioze

Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për Sadik Durakun, 53-vjeçarin nga Kosova me nënshtetsi angleze, i cili më 17 prill u ndalua nga autoritetet serbe në vendkalimin kufirar Kroaci-Serbi në Batrovci teksa po shkonte për ta vizituar familjen e tij dhe po mbahet në paraburgim me pretendimet se “ka kryer krime lufte”.

Daily Mail shkruan se ai po mbahet gabimisht në një burg në Serbi të cilin dikush ia ka përshkruar mediumit si ferr, përcjell Gazeta Express.

Duraku u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për kryerjen e fyerjeve gjatë luftës në Kosovë.

Mediumi britanik shkruan se familja e tij thotë se kjo është e pamundur sepse ai ishte në Britani duke aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk u lëvizi më nga vendi deri në vitin 2004.

Kritikët kanë akuzuar presidentin autoritar serb Aleksander Vuçiq për një marifet politik mes tensioneve në rritje midis qeverisë së tij nacionaliste dhe Kosovës, shkruan Daily Mail.

Në një peticion të postuar në internet, vajza e tij Suzana shkruan për arrestimin e babait të saj mbi akuza të rreme, duke kërkuar ndihmën e institucioneve britanike për lirimin e tij.


Sadik Duraku me familjen e tij

Për Sadik Durakun, vajza e tij shkroi se është “i sëmurë me sëmundje të zemrës” dhe se në vitin 2021 kishte një sulm dhe sot ka “një valvul që rrjedh dhe presion të lartë të gjakut”.

Daily Mail kujton se Vuçiq është akuzuar se kërkon ta imitojë aleatin e tij rus, Vladimir Putin duke nxitur tensionet me Kosovën.

Duraku, drejtor i një kompanie lavazhi me qendër në Brighton, do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë sërish në gjykatë muajin e ardhshëm, shkruan mediumi britanik, duke cituar një burim që u ka thënë se “situata është shumë serioze”, dhe se ai po qëndron në një burg ferri.

Në orët e para të 17 prillit Serbia i ndaloi dhjetëra autobusë me rreth 1.500 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë.

Related Posts

“Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe Bosnja”, Kamberi: Beogradi po i pret ndryshimet gjeopolitike

Serbia po shihet si faktor destabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit te Serbisë thonë se ajo nuk ka hequr dorë nga Kosova…

‘Ajo është e mbaruar! Vjehrri flet rëndë për nusen, Eni Çobani shpërthen në studio: Do shihemi bashkë!

Nazir Selimi, vjehrri i Arbianës iu bashkua rubrikës së “Shihemi në Gjyq” përmes një telefonate gjatë transmetimit. Deri më tani, Arbiana dhe Arjana, nënë e bijë që…

Burri mban gruan 13 vjet rresht mbyllur, shokuese çfarë i bënte çdo ditë që nga viti 2011

Një 55-vjeçar gjerman e mbajti të burgosur gruan e tij dhe e torturoi për 13 vjet. Në banesën e çiftit u gjet edhe një fletore, në të…

Ja çfarë i tha Rita Lati-Rozës pas eliminimit nga ‘BBV 3’

Sot në “Big Brother VIP Fan Club” ishte e ftuar ish-banorja, Roza Lati. Moderatorja e njohur përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë pas një nominimi përballë Françeskës, Heidit…

Fustani i Adelina Ismailit hiti i kësaj vere në dasma

Është figura më identifikuese e skenës sonë prej më shumë se 30 vitesh. Adelina Ismaili prej disa vitesh nuk po merret me muzikë, duke ju përkushtuar më…

E DHIMBSHME: Vdes studentja Mirgeta Buzhala

Ka vdekur, Mirgeta Buzhala, studentja e masterit të Shkencave Politike dhe Diplomacisë. Lajmin e rëndë e kanë dhënë familjarët e saj, duke mos dhënë më shumë detaje….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *