Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Një video e një ‘Rap Battle’ shumë të veçantë mes një djali shqiptar dhe një turk është bërë virale në TikTok, duke tërhequr më shumë se 2 milionë shikime dhe duke shkaktuar një valë reagimesh.

Beteja, e cila u zhvillua në gjuhën gjermane, ka befasuar dhe argëtuar shikuesit, të cilët kanë mbetur të impresionuar me shkëlqimin e freestyle-it të reperit shqiptar.

I pari në skenë, reperi shqiptar, nuk la asnjë hapësirë për konkurrentin e tij turk, duke vazhduar pa ndërprerje deri në fund të betejës.

Përformanca e tij e fuqishme dhe e pandërprerë e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes, ku shprehje të mençura, të qeshura dhe rima interesante janë dëgjuar njëra pas tjetrës.

Publiku i pranishëm ka reaguar me entuziazëm, duke brohoritur çdo herë që reperi shqiptar binte në sy me ndonjë fjali interesante apo një koment qesharak.

Shikuesit në TikTok janë shprehur të befasuar nga aftësitë e reperit shqiptar për të mbajtur ritmin dhe për të krijuar fraza të menjëhershme që jo vetëm që sfiduan kundërshtarin, por edhe argëtuan të pranishmit që i kishte përreth.

Shiko videon:

 

 

Related Posts

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit, Erdgys Arrazi. Gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi tregon dinamikën e ngjarjes…

Si tentoi gjykatësi Kryeziu ta joshte praktikanten 22-vjeçare për djalin e tij me blerje çantash

Një 22-vjeçare derisa po zhvillonte praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan, u përballë me ngacmime nga një gjykatës. Identiteti i praktikantes është i njohur për redaksinë, por…

Vrasja e Roan Brahimit, partnerja e tij rrëfen momentet e ekzekutimit

Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra me armë zjarri në Athinë ditë më parë, tha se nuk kishte dijeni se tashmë i vrari do të…

Roza Lati largohet nga Big Brother VIP Albania

Në nje televotim bashkë me vajzat e tjera Heidin, Françeskën, Erjolën, më pak e votuara për të qëndruar në shtëpi ishte Roza. Roza ka qenë pjesë e…

Këta janë babë e bir të dyshuar për tentim vrasjen e 29-vjeçarit në Prizren, ndodhen në arrati

Të premten në mbrëmje ka ndodhur një rast i tentim vrasjes në rrugën ‘Tranziti i ri’ në Prizren, ku një personal është sulmuar me thika. Dy të…

Arbana Osmani nis përgatitjet për Big Brother Vip Kosova? Zbulohen detajet

Arbana Osmani diçka po gatuan në Prishtinë! Dhe jo, nuk e kemi fjalën vetëm për kuzhinën e “Bana-s” që do të vijë disa herë më e madhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *