Këta janë të dyshuarit që plagosën me armë zjarri dy persona në Ferizaj

Disa të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e vona të së premtes, ku dyshohet se nga ky incident dy persona kanë mbetur të plagosur.

Siç mësoi Sinjali, ngjarja ka ndodhur në rrugën “12 qershori” në Ferizaj, teksa ende nuk dihen motivet e këtyre të shtënave.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Major Qazim Reka.

Reka tha për Sinjalin se mbrëmë një i dyshuar është arrestuar teksa janë në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër.

“Ju njoftojmë se në ora 23:45 ka ndodhur një plagosje të dy personave në rrugën “12 qershori” afër kafiterisë “Tempell Bar”. Janë marrë të gjitha veprimet policore, personat e plagosur janë derguar në emergjencën e Ferizajit, sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë, ata janë të plagosur në këmbë. Një i dyshuar është arrestuar, jemi në kërkim edhe të një dyshuari tjetër”, ka thënë Reka.

Gazeta Sinjali mëson sot se të dyshuarit për rastin e mbrëmshëm në Ferizaj janë: Getuar Hajdari, Elvin Hyseni, Arianit Duriqi dhe Shpejtim Grainca.

Kurse një person tjetër është identifikuar si i përfshirë në rast me pseudonimin, “Kimi” nga Prishtina.

Ndërsa në Qendrën emergjencës në Spitalin e Ferizajt, mjeku kujdestar Sefedin Fazliu ka deklaruar për RTK-në “se pas orës 23.00 afër orës 24 kemi pranuar dy pacientë të cilët kanë qenë të lënduar me armë zjarri”.

“Të dy pacientët kanë qenë të lënduar nën gjurin e djathtë. Të dy pacientët kanë qenë jashtë rrezikut për jetë. Pas marrjes së trajtimit në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Ferizajt dhe pas bërjes së radiografive dhe konsultës nga ana e ortopedit të dy pacientët janë transferuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë nga ana e kirurgut vaskular po ashtu edhe nga ana e neurologut nëse ka nevojë”, tha Fazliu.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *